Letër e nënshkruar
Gjoni, Laç
Përshëndetje DITA e gjithë shqiptarëve. More… kaq shumë e rëndë u duket fjala MILITANT këtyre kukuvajkave dhe laraskave të PD-së??? Unë një gjë ju garantoj more të pafytyrë: MILITANTET e PS-s kurrë nuk janë si MILI (TARËT) tuaj. Këtë ju duhet ta dini mirë, pasi në çdo institucion, apo ndërmarrje, keni vendosur paramilitarë dhe militarë që janë sjellë me paraardhësit si paramilitarët dhe militarët serb me popullin kosovar. Të jesh militant i një force politike është kontribut ndaj shoqërisë dhe familjes, por të jesh militar i një force politike nuk është kontribut as ndaj shoqërisë, as ndaj familjes.
Të gjitha partitë përbëhen nga militantët, me përjashtim të PD-s, që në krijimin e saj është e tejmbushur me paramilitarë dhe militarë të udhëhequr dhe mbështetur nga kryetari i tyre dhe fatkeqësia e kombit shqiptar, Sali. Ndaj duhet me një vendim të prerë, të largohen nga çdo skutë, nga çdo pozicion në administratën shtetërore të gjithë MILITARËT që janë të gatshëm të bëhen kriminelë brenda sekondës, të zëvendësohen me militantë të aftë, të cilët nuk i mungojnë shoqërisë tonë.
Unë një gjë mund t’ju them me bindje politike dhe me mendimin tim si qytetar i këtij vendi, sikur JEZU KRISHTI dhe PROFETI MUHAMED, të hyjnë në zyrën e SALIUT për tridhjetë minuta, ata nga SHENJTORË do të konvertohen në egërsira, rrezik për njerëzimin. Ndaj lutem mos ndodhtë. Më fal për shqetësimin, o DITA e shqiptarëve. Gjoni – LAÇ.
