Tjetër ngjarje e rëndë në Peshkopi, plagoset 33-vjeçari

Leda Hysa

Teksa një çift ka humbur jetën nga një aksident në Maqellarë, rrethi i Dibrës është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë.

Mësohet se në qytetin e Peshkopisë janë dëgjuar të shtëna arme, pasojë e së cilave ka mbetur një person i plagosur.

Informacionet e para flasin për një konflikt të bazuar në motive të dobëta ku A.Sh 33 vjeç ka qëlluar një tjetër.

Policia po punon për kapjen e autorit ndërsa gjendja e të plagosurit raportohet jashtë rrezikut për jetën.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kjo tregon se njerzit jetojne mire dhe nukkane probleme jetese por probleme qefi. Ne Maqellare rrezohen me makine.Jo me traktore qe ju duhet me punu token Ne qyte
    tin e Peshkopiseplagoset jo per hall por per qefe.Shkurt po
    lozin mendesh prej se miri dhe jo nga e keqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *