Pas disa degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Korçës e Vlorës edhe Dega e Durrësit ka kërkuar anulimin e procesit zgjedhor të nisur, duke e cilësuar farsë.
Janë 177 anëtarë të PD në Durrës që kanë nënshkruar peticionin ku kërkohet edhe pavlefshmëria e akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin.
“Kërkojmë anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statusin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason”.
Ky peticion vjen dy ditë pas takimit të mbajtur nga përfaqësues të grupit anti-Basha, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj në Durrës.
Nga ana tjetër Astrit Patozi, kandidati jo zyrtar për kryetar të PD-së, ka bërë të ditur se takimin e dytë me bazën do ta zhvillojë sot në Vlorë.
