Problemet për Ronaldon nuk kanë fund. Ylli portugez teksa ka qenë duke shijuar pushimet në jahtin e tij në Formentera me të dashurën dhe familjen është kontrolluar nga policia doganore.
Policët kanë ardhur me një skaf të vogël dhe kanë hipur te jahti i sulmuesit madrilen për të ushtruar kontroll. Revista “Hola” shkruan se nuk dihen ende arsyet se përse u kontrollua jahti i kampionit të Europës.
Sikur të mos mjaftonte çështja e taksave që bëri bujë të madhe në Spanjë saqë 32-vjeçari donte që të largohej nga “Santiago Bernabeu” një tjetër problem i shtohet portugezit që sigurisht nuk do t’a lërë me kaq.

