Në komisariatin e Pogradecit, një 28 vjeçar është dhunuar në mënyrë barbare nga punonjësit e policisë.
Ai ka përfunduar në polici, pasi ka goditur aksidentalisht automjetin e njërit prej policëve.
28 vjeçari Ilir Bego ka deklaruar se është dhunuar gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes dhe mësohet se shkak është bërë një gjobë e marrë para dy vitesh.
“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.
l.h/ dita

Po cfare ti komentosh?Me mire te mos kishim shtet dhe te ishim ne meshiren e me te forteve se sa te jemi nen meshire te dyfishte.
More zoti gazetar, e goditen 3 here me grusht dhe …, po shenja ne krah eshte nga shoqerimi me force e jo goditjet me grusht, apo jo? Kam frike te denoncoj, dhe prokurori nuk pranoj denoncimin. Pra denoncoi apo jo? Me sa duket nuk kishte frike por nuk ka cfare te denoncoje, prandaj mos ne cuditni me lloje lloje rrugecerish, te cilet nuk i binden policise e pastaj thone na dhunuan. Keta tipa e kane pak shkopin e gomes.
Litari litari
VETEGJYQESIA Ajo Ben Pune ketu
Ba me pyet Edi Ramen per policin,menjeher thot kjo eshte policia qe duam.
Ti e ke pas pak mer cun. Ti kishe bo kto n’amerike ta kishte kput koken polici si te pllumit. Pse me ca u bo dynjaja shesh lojnash per maqina? Mire ta kan bo, rrace e keqe!