Tjetër rezolutë në Kongres për shkarkimin e Trump

Dita

Për të tretën herë këtë vit, një deputet demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA paraqiti një rezolutë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, i akuzuar për pengesë në hetimin për ndërhyrjet ruse në fushatën e 2016.

Pasi Dhoma kontrollohet nga shumica republikane e presidentit amerikan, rezoluta për momentin nuk ka shanse të miratohet.

“I bëjmë thirrje Dhomës për të nisur menjëherë seancat dëgjimore për shkarkimin e Trump”, deklaroi Steve Cohen, deputet i Tennessee.

Ai akuzon gjithashtu miliarderin për pengim të pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së shtypit, dhe për përfitim nga funksioni i tij për t’u pasuruar, në sajë të hoteleve.

Rezoluta është mbështetur sipas tij nga pesë kolegë, të gjithë demokratë. Dy rezolutat e tjera janë shfaqur kohë më parë ose janë depozituar zyrtarisht nga deputetët demokratë (Brad Sherman (në korrik) dhe Al Green (në tetor), ky i fundit mbështeste gjithashtu tekstin e Steve Cohen./atsh

Share This Article
1 Comment
  • Nese vertet pretenduesit per shkarkimin e Presidentit kane fakte te pa tundeshme dhe shumica nuk i hapin rrugen me imponon te deklaroi:Demokraci alla perendimore qe propogandon me shume popozitet vlerat demokratike perparimtare shumezohet me zero sepse demokracin e mban e kontrollon dhe zbaton dhe perfundon si te doje PARAJA aspak korrektesa ne mbeshtetje te ndershme dhe krenare.
    Demokratike asht qe te lejohet e drejta e lejimit te denoncuesve te mbeshtetur ne institucionet perkatese ti bejne Vettingun Presidentit dhe aty te arrihet e drejta qe Presidenti nuk ka te baje me cfare pretendohet.Ose e kunderta te shkarkohet automatikisht.Aq ma teper nese vertete ka bindjen per Ferst Amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *