Pas Unazës, edhe ritenderimi në OST shpëton miliona euro të tjera

Ornela

Përsëritja e tenderit të linjës elektrike Burrel-Peshkopi pas skandalit me kompaninë “DH Albania” ka rezultuar me çmime ndjeshëm më të ulëta.

Ashtu si në rastin e Unazës së Re, edhe për linjën Burrel-Peshkopi ofertat kanë rënë deri në 20%, duke konfirmuar dyshimet se herën e parë tenderat kanë qenë thuajse të paracaktuar dhe pa garë.

Në tenderin e anuluar, pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 1 miliardë e 206 milionë lekë ose 9.7 milionë euro pa TVSH.

Por, në tenderin që u zhvillua këtë të martë, kanë marrë pjesë 5 kompani dhe ofertat kanë zbritur ndjeshëm.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Top Channel, kompania “Shansi Invest” ka ofruar ta ndërtojë linjën me një çmim 1 miliard lekë ose 8 milionë euro pa TVSH. Pra, 1.7 milionë euro më pak nga çmimi me të cilin e fitoi “DH Albania”.

Megjithatë, këto janë vetëm ofertat financiare, pasi si Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ashtu dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) nuk i kanë shpallur ende fituesit dhe janë duke verifikuar nëse dokumentat janë në përputhje me kriteret e tenderit.

Por, bazuar mbi ofertat më të ulëta, përsëritja e tenderit për lotin e parë të unazës dhe linjën 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e kanë ulur koston e këtyre dy veprave me 5.5 milionë euro në total, para’ të cilat, nëse nuk do të ishte zbuluar skandali i kompanisë “DH Albania”, do të “fluturonin” në llogari “offshore” ose rryshfete zyrtarësh.

Share This Article
7 Comments
  • Keshtu jane bere te gjithe tenderat ne Shqiperi, me plus 5-10 apo 20 milion euro me teper, askush nuk eshte ne burg per te mbajtur pergjegjesi.

    • Po drejtori i Ost_ se ka bërë dhe emërime javën e fundit duke sjellë nga jashtë shoke dhe miq në kundërshtim me ligjin kur Vetë ost ka tepricë personeli. Këto emërime janë bërë nga një drejtor i pandehur

  • Keta Rilindjote “SPECIALISTA” tenderash alla Bashkim Ulaj&Lukuni jane toidhjo kopje e Enverit o milet budalla qe i voton symbyllur si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

    PO KUSH GARANTON QE EDHE KETA DUBLORET E EDVINIT NUK DUAN TE VJEDHIN?

  • Në Ost janë zhvilluar tendera në vitet 2014, 2015, 2016 me vlera 5_ 10 herë me të mëdha se vlera e objetit , me këtë vjedhje ne keto tendera mund të ishte ndërtuar përfundimisht rruga Milot Morinë me 4 korsi nga miloti në Rrëshen,,

    • Vetëm një palë rroba punë janë blerë 60000_ 70000Leke të reja kur vlera në tregun e lirë është 7000_ 8000 lekë pra 7_ 8 herë me çmim më të larte

  • Saliu vodhi , por ky Rama i ra me top me keq .
    Cfare ben ,prokuroria pse ri indiferent ,pse ri urte opozita ??? Per keto mega vjedhje , beri edhe zeri Amerikes disa here komente..Ku mbrapa lajmeve eshte DASH Jepjani tepsine bashke me timon ,o kokpalare te trashe ..
    Luhet me milionra Euro vjedhje ,deri kur ??

  • Një pale këpucë punë janë vënë 13000_15000 Leke të reja kur në treg janë 1300-1500 lekë të reja, shikoni cfare vjedhje, një kapele që bën 100 lek në treg në tender është vendosur 3000lek, një kompjuter që bën 30000 lekë të reja është vënë në tender 600000 lekë të reja ose 6 milion të vjetra a e shihni se sa vjedhin drejtorët e LSI- se në ost

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *