Tjetër shembje në tjetër zonë, bllokohet aksi Fushë Krujë-Sarisalltik

Elena Tase

Stuhia dhe moti i keq që përfshiu vendin për disa orë ka shkaktuar, jo pak probleme në rrugë. Për shkak të shirave të dendur, është bllokuar rruga turistike Krujë-Sarisalltik.

Gurë të mëdhenj kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë, raportohet se reshjet masive kanë shkaktuar probleme në të gjitha rrugët e Krujës, në të cilat ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.

Por, më problematike gjendja është në aksin Krujë-Sarisalltik, pasi një sasi e madhe shkëmbinjsh dhe gurësh me përmasa disa metër kubesh dhe me peshë disa tonë janë shkëputur nga mali, duke rënë mbi këtë aks, të cilin e kanë bërë të pakalueshëm.

Janë disa biznese që operojnë në malin e Krujës, në të cilin ndodhet edhe vendi i shenjtë i bektashinjve, Sarisalltiku. Fatmirësisht, gurët kanë rënë në një orar që nuk ka pasur lëvizje, duke mos shkaktuar kështu dëme në njerëz. Aksi vijon të jetë i pakalueshëm, ndërsa punonjës të Bashkisë së Krujës vijojnë prej orëve të para të mëngjesit punën për të hequr gurët e rënë, në mënyrë që të nisë lëvizja e mjeteve.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Edhe rruga per tek “vendi i shenjte”u shemb?!Po si nuk e mbrojti SariSallteku kete rruge?Atehere nuk qenka i shenjte ; Mos besoni me tek Ai dhe mos harxhoni parat kot!

  • C`jane keto emra , mor aman , se na terbuat . Sikur jetojme ne Azine e Vogel , jo ne Gadishullin Ilirik ! A ka gazetare te arsimuar e me sens kombetar tek ne , apo jane mbetje te levizjes Haxhiqamiliste ? A i shihni vendet fqinje , se sa strikte jane ne emrat (toponomine) e vendeve te tyre ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *