Facebook vjedh “pa dashje” kontaktet e email-it të miliona përdoruesve

Bora Basholli

Facebook “pa dashje” ka ngarkuar kontaktet e email-it të më shumë se 1.5 milionë përdoruesve pa kërkuar leje për ta bërë këtë, ka pranuar rrjeti social. Marrja e të dhënave ndodhi nëpërmjet një sistemi të përdorur për të verifikuar identitetin e anëtarëve të rinj.

Facebook u kërkoi përdoruesve të rinj të jepnin fjalëkalimin për llogarinë e tyre të postës elektronike dhe mori një kopje të kontakteve të tyre. Informacioni i grabitur besohet se është përdorur nga Facebook për të ndihmuar në hartimin e lidhjeve sociale dhe personale midis përdoruesve.

Analiza: Rory Cellan-Jones, Korrespondent i Teknologjisë

Çdokush si unë që u bashkua me Facebook një dekadë ose më shumë më parë, ndoshta klikoi “po” kur u ftua të ngarkonte të gjithë kontaktet e tyre.

Dukej një mënyrë e mirë për ta bërë rrjetin më të dobishëm dhe, në fund të fundit, çfarë dëmi mund të ishte.? Por pasi skandalet e ndryshme të dhënave shkatërruan besimin në Facebook, ne duhet të tregojmë më shumë kujdes.

Ne kemi dëgjuar për dëmtimet që mund të vijnë nga dorëzimi informacionit të rëndësishëm nga rrjetet sociale. Tani ne e dimë se Facebook ka marrë kontaktet e email-it prej 1.5 milion njerëzve gjatë një periudhe trevjeçare pa marrëveshjen e tyre, shkruan SI.

Sa herë që rrjeti social sugjeron “njerëzit që mund të njohësh”,lind pyetja: “Si e di Facebook që unë mund t’i njoh ato?”.

Për shumë njerëz, ideja që ata duhet t’u besojnë të dhënat e tyre Facebook-ut duket diçka e vjetër. “Kontaktet filluan të merren pa konfirmimin e tyre ë maj të vitit 2016, tha kompania për Business Insider.

Para kësaj date, përdoruesve të rinj u pyetën nëse dëshironin të verifikonin identitetin e tyre nëpërmjet llogarisë së tyre të postës elektronike. Ky opsion dhe teksti që specifikon se kontaktet po kapeshin u ndryshua në maj të vitit 2016, por kodi bazë që në të vërtetë i ka hequr kontaktet, ishte lënë i paprekur, tha Facebook.

Zyra e Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, e cila mbikëqyr Facebook në Evropë, nuk ka reaguar ende ndaj një kërkese nga BBC për koment.

Në fund të marsit, Facebook zbuloi se fjalëkalimet e rreth 600 milion përdoruesve ishin ruajtur brenda në tekst të thjeshtë për muaj të tërë.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • dhe jo vetem ajo :

    Gjithcka elektronike kte ka per qellimin kryesor

    vjedhjen e Data-ve Personale ,

    e gjithckaje ti klikon e shkrun ,faqe qe viziton

    jane ngjyrat qe do krijojne Portretin tend ,me Peneline Algoritmus .

    TV-ja ka kamera te padukeshme qe shikojn edhe kur ti i dehur ha ul breket guras ne divan e kushedi cfar kerkon 😉
    Celulari jovetem degjon cfar ti bosedon kur edhe kur ti nuk flet me te tjer ,por kudo je dhe e ke pran celularin
    pra gjithckka ka te beje me
    Kontrollin Total te njeriut sot e aspak me modernizimin
    e epokes .
    Prandaj e denoj Zoti ate qe shpiku te gjitha celularet qe kontrollojn gjithcka njeriut hapur ose mbyllur ,duke spiunuar ne gjithcka edhe pordha me Ton me te ulet ,regjistrohet ne Protokoll .

    Nji Burg Elektronik i padukshem !

    Te gjitheve i eshte ber tashme nga nji Portret nga Piktori Algoritmus .
    Vetem kush do me ja ngatarru frymezimin qe ndjek Alggoritmus mundet te ndryshoje karakterin e klikimeve
    jo te ruaj nji ritem nji drejtim ,kushedi ndoshta e pengon te pikturoje Realisht si menndon 😉

    sidoqifte aparatet elektronike si telefonino ,laptop etj jane Spiunet brenda teje ,qe ti i ke bler me deshire ,
    per ta shit bythen tjetrit .Qejfi kushton lol !!!

  • ato cfar donte fb-ja i rrembeu nga te gjithe perdorusit
    e saja ,
    pra te gjitha datat ,
    me idiotat u pikturuan me bukur

    etj etj

    dhe tani fb-ja mundet ti shkuli te gjitha kanbllot e saja
    dhe thot TUNG or taj
    sepse nuk kam me nevoje per TY !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Dhe fillon e con fb ne tjeter planet ne kerkim te speciave te tjera ,
    Ne Toke mjaftooj nji kohe e shkurter per te arritur ate qe donte me perdorusit e saj .
    Pra gjithcka eshte e mundur ,asgje s’eshte Fix ne kte Bote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *