Tjetër spostim, derbi i Tiranës luhet të premten

redaktor

Nuk ka qetësi për derbin. Tirana-Partizani shtyhet sërish, këtë herë me 24 orë. Sfida më e shumëpritur e Superiores, e programuar për t’u luajtur këtë të enjte në orën 19:00 do të zhvillohet një ditë më pas, të premten e 13 marsit, po në të njëjtën orë.

Policia e kryeqytetit nuk mori përsipër të garantojë sigurinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit dhe në një sfidë ku priten minimalisht 12 deri në 13 mijë spektaktorë, as dhe një forcë sigurie private nuk mund të përballojë këtë fluks duke rrëzuar këtë si hipotezë pavarësisht se klubi i Tiranës ishte i gatshëm për të paguar dhe për këtë zgjidhje.

Mosgarantimi i sigurisë nga ana e Policisë së kryeqytetit vjen për shkak se të enjten pritet dhe një miting partiak, i cili e bën të pamundur për forcat e rendit menaxhimin e situatës.

Derbi është hera e tretë që shtyhet brenda pak javësh, teksa i programuar për në fundin e muajit shkurt nuk u luajt për shkak se tapeti i ri “Qemal Stafës” nuk ishte ende gati për të pritur këtë sfidë dhe rrezikohej dëmtimi i lojtarëve.

Fillimisht palët ranë dakord për shtyrjen e tij, por më pas Partizani kërkoi që ai të riluhej me datë 28 shkurt siç dhe ishte parashikuar.

Gjithsesi transferimi i tij në Peqin, bëri që palët të binin dakord për shtyrjen e tij më 12 mars. Atëherë kur kalvari i sfidës më të ndjerë të futbollist shqiptar u duk se mori fund, erdhi dhe shtyrja e tretë këtë herë dhe për shkaqe të politikës, që zvarrit derbin të luhet të premten e 13 marsit në orën 19:00, në “Qemal Stafa”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *