Një vajzë 16-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar në një zonë, në qendër të qytetit San Francisko, në Kaliforni. Mësohet gjithashtu se 4 persona të tjerë janë plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se dy persona kanë hapur zjarr, por motivet janë ende të paqarta. Departamenti i policisë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur gjatë “vigjiljes” për dikë që ishte mbytur vitin e kaluar në Salinas, Kaliforni.
Ende është e paqartë nëse të shtënat kishin lidhje me përkujtimoren e ngjarjes, pasi ajo ishte dy blloqe larg të shtënave. Policët e San Franciskos kanë raportuar se do të merren me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.
