Një tjetër tërmet i fortë, 4.7 ballë, është ndjerë rreth orës 13:50 në Arquata del Tronto, pak kilometra larg zonës ku kishte epiqendrën tërmeti shkatërrues që rrafshoi qindra banesa dhe shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, në Italinë Qendrore.
Sipas mediave italiane, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë.
Itali është goditur nga disa tërmete ditën e sotme, duke shkaktuar të paktën 63 viktima dhe mbi 150 të plagosur.
Lëkundjet më të mëdha u ndjenë në Arquata del Tronto, ku shumë shtëpi u rrënuan.
Pikërisht në këtë zonë, ra tjetër tërmet rreth orës 13:50, por nuk ka sinjalizime për dëme të tjera.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.
Autoritetet kanë paralajmëruar se të tjera lëkundje sizmike pritet të ketë gjatë orëve në vijim në Itali.
