Një tjetër tërmet i fuqishëm me mangitudë 5.9 i shkallës Rihtter ka goditur Greqinë para pak minutash dhe lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.
Epiqendra ishte 26 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa kanë dalë menjëherë në rrugë.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në Korçë, Pogradec, Fushë Krujë, Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Lezhë.
Sakaq, sipas raportimeve të para nuk ka dëme materiale në vendin tonë, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek pjesa më e madhe e banorëve që e kanë ndjerë, duke thënë se lëkundjet kanë zgjatur dhe janë ndjerë shumë.
Ndërkohë në zonën juglindore të Shqipërisë si në Korçë dhe Pogradec njerëzit kanë dalë nga shtëpitë të frikësuar dhe vijojnë të qëndrojnë akoma jashtë banesave.
Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i fuqishëm u ndje kryesisht në Larisa, Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore.

h.b/dita

President miu ilir meta,nuk kishte dijeni per kete termet se ai i parashikon..
Apo po meret me termetin qe do organizoj me 25 prill
Reç Reç Reç Reç Reç
Mos e çani koken se Rama ka marre nje miljard euro dhe me rastin e votimeve ju a ben shtepite te reja.Fundi i fundit ku do i çoje ai gjith ato leke .
Presidenti mut meta e kishte parashikuar por bilushi i metes nuk e publikoi, kjo eshte e pafalshme per bilbilushin e metes
Beton shoke sa me shume beton e grattaciela! Vetem keshtu luftohet rreziku sizmik. Mundesisht duke kursyer edhe tek cilesia e themeleve.dhe e struktures.