Një tjetër tërmet me madhësi 5.1 i shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 15:30 të pasdites në Turqinë juglindore, në rajonin Elazig të goditur nga tërmeti vdekjeprurës.
Dridhja ka ndodhur 106 kilometra në veri-perëndim të Diyarbakır, qytet afër Elazig.
Thellësia fokale llogaritet në 10 km.
Ajo u pasua nga dy palëkundje të tjera nëmadhësinë 4.4, raporton CNN Turk.
Sipas kësaj medie,100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 29 persona si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 Rihter.
Gjithashtu raportohet për mbi 1000 të plagosur.
Ata janë dërguar në spital për mjekim.
Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.
Kërkimet vazhdojnë, por ndërsa koha kalon edhe shpresat për të mbijetuar të tjerë sa vinë dhe zvogëlohen.
Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.
j.l./ dita
