Tjetër tragjedi në Mesdhe

Elton Tafaruci

Një tjetër tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Kanalin e Siçilisë, 35 milje larg brigjeve të Libisë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Italiane, Ansa, dyshohet se rreth 20 – 30 emigrantë, kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së varkës me të cilën udhëtonin.

Aktualisht ekipet e shpëtimit po i vijnë në ndihmë personave të tjerë që ndodheshin në këtë varkë.

Emigrantët mësohet se ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *