Tjetër tragjedi në minierat e Bulqizës, humb jetën 31-vjeçari

Dita

Një 31-vjeçar ka humbur jetën rreth 3 javë më parë në galeritë e nëntokës në një nga minierat e Bulqizës.

I riu është identifikuar si shtetasi Artur Mjeshtri.

Mbi të ka rënë një masiv dheu i shkëputur dhe pas këtij episodi, 31-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është mjekuar prej 3 javësh në spital, por për shkak të plagëve të marra, ditën e djeshme ka ndërruar jetë.

Mësohet se ai ishte i pasiguruar nga kompania që po e shfrytëzonte dhe madje, burimet e Tpz.al bëjnë me dije se kompania në fjalë punon pa leje koncensionare në këtë galeri.

Ngjarja e rëndë mund të ishte parandaluar nëse në muajin shkurt të këtij viti do të miratohej në parlament ligji i statusit të minatorëve, që rregullon situatën financiare të minatorëve dhe për pasojë shmang punësimin në “të zezë”.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ajo është mbajtur e fshehur deri më sot nga Policia e Shtetit, prokuroria dhe institucionet ligjzbatuese.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shtet kriminelesh qe nuk i dhimbset jeta e fukarenjve. Veshtire te gjeni ndonje shkrim te viktoreve e bedrinjve per keto tema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *