Tjetër tunel në rrugën Tiranë–Elbasan?

DITA Online

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku

ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e Elbasanit.

Deri tani zgjidhet janë hartuar në dy raporte të ndryshme, që kërkojnë adresimin e situatës gjeologjike të shpatit të malit që ka rrëshqitur e që do t’i paraqiten Këshillit Teknik të Rrugëve.

Njëri prej raporteve, i cili ka dhe koston e më të shtrenjtë, rreth 6.4 milionë dollarë parashikon ngritjen e një tuneli të shkurtër vetëm nga një kah i rrugës, për të shmangur kalimin në aksin ekzistues, ndërsa tjetri kërkon sheshimin e një pjese të malit në mënyrë që të shmangen përfundimisht rrëshqitjet.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se fondet do të gjenden nga paratë e buxhetit të shtetit e se rikonstruktimi i dëmtimeve do të fillojë menjëherë pas miratimit të raportit, shkruan Tv Klan.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne radhe te pare duhet te dalin pergjegjesit e ketij projekti qe vazhdon te vjedhi paret e shqiptareve.
    Kush e projektoi,kush e aprovoi dhe kush e zbatoi.
    Doktor mortja akoma vazhdon te mburret me rruget e lena pergjysem ku po na gllaberojne dhe na vrasin.
    Leshelija vazhdon akoma te jetoj ne luks nga vjedhja e ketyre rrugeve.
    Dhe partija e 1 milion votave nuk eshte ne gjendje ti fusi brenda keta mafioze,por perfiton nga rrumpalla qe te bej ndonje lek duke perfituar nga gabimet e te tjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *