Tjetër viktimë nga gripi? Ministria: Vaksinimi ju mbron

Leda Hysa

Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi.

Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.

Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vaksinimin, ndërsa thotë se viruset e gripit janë të paparashikueshëm.

“Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës. Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa ka publikuar dhe disa këshilla si të sillemi kur jemi më grip.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Gjithcka jashte Kontrolli ne vendin tim .

    Shteti i lodhur nga bandat politike i paafte te siguroj

    Kontrollin ne teritorin e vendit .

    Ndoshta nuk arrijn te kuptojne se jane ne lufte

    me nji lufte te gjithaneshme te padukeshme

    por mjaft te rrezikeshme qe po con ne zhdukjen e popullsise shqiptare .

    Medikamente

    ushqimi

    mediat,

    Kerkojne kontrollin e kalimit ne scaner

    sepse jane nji Virus qe po vdes shqiptaret ne cdo

    aspekt

  • Edhe njehere mjaft me genjeshtra.
    Viruse gripale ka me qindra por nuk jane rende.
    Personat normal: asnje problem.
    Personat te caktuar me semudje te renda, duhan, alkohol etj mund ti kapi rende se kane imunitet te dobet. Rrallehere rende per reanimacion.
    Dje u dha ketu ne lajmin ne vijim nga shefja e reanimacionit sanatorium qe nuk ka viruse gripi derri apo tjeter te konfirmuara.
    Pra pse beni panik kot.
    Vaksinat jane jo efektive ( 10-40%, mesatarisht 20-25%) dhe shkaktojne shume efekte kolarerale dhe dobesojne sistemin imunitar.
    Masat e tjera higjene, ushqim etj jane ne rregull dhe te mjaftueshme. Vit. C 3-6 g eshte me efektive ne keto raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *