Tjetërsimi “p..rdhë e madhe” në poste

anazapta

Letër e nënshkruar

Gani Elezi

Çarli Çaplin, në një letër dërguar vajzës së tij Geraldina, valltare e skenave të Parisit, i shkruan asaj “..mos harro të pyesësh për gruan e tij shoferin e taksisë… dhe nëse është shtatzënë dhe nuk ka para të blejë pelena për fëmijën… futi ca para në xhep… shiko njerëzit, shiko vejushat e jetimët dhe qoftë edhe njëherë, thuaji vetes: Unë jam njësoj si ata”. Ka edhe porosi të tjera, por ajo që nuk mund e nuk duhet harruar asnjëherë është ajo që mbyll letrën: “Unë nuk jam engjëll, por gjithnjë u përpoqa të jem njeri. Përpiqu edhe ti”. (Gazeta “Dita”, dt. 23.12.2013). “Përpiqu të jesh njeri”, është një porosi që çdo prind ua lë fëmijëve të tij. Ka rëndësi të jesh njeri e pastaj vjen edhe lavdia në karrierë, në çdo profesion qoftë, edhe në para, po qe se e doni një lavdi të tillë.

Më erdhi në kujtesë se në shumë zyra të shtetit, të institucioneve publike a private, ku kemi shkuar për të zgjidhur probleme të ndryshme, hasim nëpunës që sillen me “pordhë të madhe” me qytetarët. Nuk shpjegohet pse, pavarësisht nga aftësitë, nga statusi shoqëror, nga prejardhja, shumë shqiptarë sapo marrin një post politik a shtetëror, deputet, ministër, nëpunës shteti, në qendër a në bazë, në arsim, në shëndetësi, në polici a në ushtri, në diplomaci e kudo, tjetërsohen plotësisht, sillen me “pordhë” të mëdha e nuk u flitet me gojë!

Share This Article
5 Comments
  • Kulmi i PORDHERISE shqiptare te kesdaj administrate te KALBUR deri ne rrenje,ndodhet ne godinat e SIGURIMEVE SHOQERORE NE TIRANE!!!
    Te kesh nje hall,nuk gjen njeri(kulmi se jane vajza te reja shumica)qe te te degjoje me vemendje!!!
    Te gjithe…SIKUR KANE SPECIN NE BYTHE dhe ikin me vrap sikur kane me MIJRA PUNE TE TJERA ME TE RENDESISHME per te kryer!!!
    Behet CUNAM,po te kerkosh spjegime ,te llojit:
    -“Pse me ka dale pensioni kaq i vogel???
    -Si i keni bere llogarite e punes time??
    -Pse nuk me jep informacion per pensionin tim sipas ligjit???
    A e dine PASHALLARET e ketyre institucioneve,se KLIENTET E TYRE JANE TE GJITHE ATA,QE KANE PUNUAR,qe te jete Shqiperia,qe eshte sot?
    A ka njeri nga drejtuesit e tyre qe t’u kujtoje se KLIENTET TUAJ JANE NJEREZ TE RESPEKTUAR,JANE PRINDERIT E GJYSHERIT tuaj e jo per t’u TALLUR E OFENDUAR,sic bejne shuma CUPERLINA,qe me shume e klane mendjen tek FACEBOOK-u se tek puna!!!
    Ne SIGURIMET SHOQERORE DUHET TE BJERE TERMET MORAL,PSIKOLOGJIK,PROFESIONAL!!!
    E fundit:
    Kur do ta kuptoje QEVERIA E RE,se ME PENSIONIN E ISH USHTARAKEVE, HORRAT E Berishes ne SIGURIMET SHOQERORE,na kane trajtuar si kulake???
    Kontrollojini urdherat e udhezimet e brendeshme te tyre dhe do shikoni se ka KRIME:JANE TALLUR NE LIGJET,KUSHTETUTEN,pa le per ne ish ushtaraket,qe nuk e kane patur problem!!!
    PENSIONET TONA JANE BERE SI KANE DASHUR:
    Kush ka paguar nen dore,KA MARRE PENSION SHPEJT DHE TE MIRE!!!
    Ka qelberirllek te madh se SIG.Shoqerore!!!
    Ate CAMEN drejtoreshe,KUR DO TA HIQNI????
    Apo ju duhet me shume se ne???

  • Me pleqeu shume kjo leter duhet te behet moto dhe te shperndahet ne te gjitha gazetat. Dhe ne administrate kush shkel etiken dhe nuk bene punen te zhduket nga puna. Vetem ne shqiperi eshte kjo lloj sjellje me njerezit te cilet paguajne taksa dhe kane te drejte te informohen dhe respektohen ne perputhje me ligjin.

  • Konstatim i bukur z. Gani? Kjo tregon se “pordhet e medha” kanë deficite te mëdha kulturore dhe nuk duhet të jenë aty. Nje kriter strikt i punës ne administrate duhet te jete”reflektimi i edukatës qytetare”. Marëdheniet me publikun janë art. Këtë art nuk e zoteron kushdo. Ne administrate duhet te jene vetem zoteruesit e ketij arti n.q.s duam te qyteterohemi. Nderime z. Gani! Nderime dhe “rezart” për komentin!

  • VR! Konstatim i bukur z. Gani? Kjo tregon se “pordhet e medha” kanë deficite te mëdha kulturore dhe nuk duhet të jenë aty. Nje kriter strikt i punës ne administrate duhet te jete”reflektimi i edukatës qytetare”. Marëdheniet me publikun janë art. Këtë art nuk e zoteron kushdo. Ne administrate duhet te jene vetem zoteruesit e ketij arti n.q.s duam te qyteterohemi. Nderime z. Gani! Nderime dhe “rezart” për komentin!

  • ”Pordha e madhe gris breket e veta” , thote nje fjale e urte , Cdo njeri per vete e bene cdo gje dhe vjen dita qe i lan cfare bene. Eshte shume vertete se sa me pak tru dhe dije aq me shume pordhe kane ca, Deficencen e mendjes dhe shpirtiti mundohen ta ,mbulojne me pordhe por me keq per ta dhe kur se kuptojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *