Policia e Krujës ka nisur procedimin penal ndaj ish-kryetarit të komunës Bubq dhe ish-kryeplakut të këtij fshati, pasi akuzohen për tjetërsim prone.
Policia e Durrësit sqaron në komunikatë se procedimi penal në gjendje të lirë nisi ndaj shtetasit me iniciale Q.M, 52 vjeç, ish-kryekomunar dhe shtetasit me iniciale V.M, 58-vjeç, banues në fshati Budull.
“Ndaj shtetasve të mësipërm ka bërë kallëzim shtetasi S.Gj. 74 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi nëpërmjet falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës i kanë tjetërsuar një pronë, tokë, të cilën e ka përfituar sipas ligjit”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe”Falsifikimi i dokumenteve”.
