T’ju themi se kush jeni!

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Populli thotë: “Në daç me ditë se ç’grua ke, nduki veshin fëmijës së komshiut!” E nëse ju politikanët dhe shtetarët tanë doni me ditë se kush jeni, pyesni. Ejani, pyesni fëmijët tanë që mezi po rriten. Ejani, pyesni të rinjtë nëpër fshatra që sorollaten rrugëve herë të baltosur e herë të përvëluar nga vapa. Ejani, pyesni maturantët të traumatizuar dhe të pashprese për t’u shkolluar nëpër universitete. Taksat e larta dhe çmimet e kripura të librave janë shkaku kryesor. Të mirët dhe talentet sot jo vetëm nuk stimulohen, por poshtërohen.

Nëse doni të mësoni se kush jeni, eja pyesni veteranët e mjeruar që numërojnë ditët e jetës dhe të pensionit qesharak. Pyesni veteranët e fshatrave sa kafe mund të pinë me shoku-shokun, vajzat dhe gratë tona që punojnë 8 orë nëpër të famshmet FASONE. Dhe paguhen më pak se 5 euro dita e punës. Ejani, pyesni bujqit dhe fermerët se si po ju thahen të mbjellat për vaditje e lumenjtë derdhen lirshëm në dete.

Eja pyesni të vegjlit tanë sa ditë munden të shijojnë plazhet tona të uzurpuara, asnjë metër rërë s’gjendet e lirë si pronë publike. Ndërsa lëkura jonë nuk vlen as sa një 15 ditësh pushime për fëmijët tanë.

Do ta kuptoni se sa ju do dhe respekton populli juaj. Preng Pjetri, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *