TK/ Protesta e dytë kundër qeverisë, Basha dhe Kryemadhi në shesh

Leda Hysa

Prej orës 17:30 po zhvillohet protesta e dytë e grupit të artistëve dhe opozitës kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar që ka nisur me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte.

Protesta e parë u zhvillua të hënën, ndërsa të martën u vendos pushim për shkak të natës së Kadrit për të ardhur te dita e sotme. Protesta po zhvillohet te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar janë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ata u zotuan se do ta mbronin godinën me trupat e tyre, por një premtim të tillë nuk arritën që ta mbanin, për këtë arsye u bashkuan krah aktivistëve tashme me një qëllim të përbashkët “të rrëzojnë qeverinë Rama”.

Në protestën e ditës së sotme të ‘Aleancës’ dhe Opozitës të rinjtë janë shfaqur me banderola të shumta.

“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, është një ndër banderolat e mbajtura. Kurse një i ri mban kartonin me shkrimin “27 mars Dita Botërore e teatrit, 17 mars dita e shkatërrimit”

l.h/ dita

Share This Article
13 Comments
  • Diten e marte u be pushim per shkak te nates se Kadrit! Kete s’e morra vesh une! Me duket se behet fjale per ramazanin e tanishem!?
    C’ne protesta per teatrin, te kete lidhje me fetaret myslimane!? Nuk e di, cili besimtar qe ben ritet fetare e vret shume per teatrin?! Apo vijne per hater te Lulit, se e kane shok?! Dhe te marten nuk mundeshin, per shkak te nates se Kadrit?!
    Allah-allah, c’nuk po na degjojne veshet! Kesaj i thone: marrzi me ngjyra!

  • Keta jane karagjoze. Po kerkojne qe te jape doreheqjen, pse ka patur ushtare te armatosur. Une per vete nuk pashe te kishin arme. Pastaj prit, ngavash, se ai qe tha kater gardiste dhe une pese do qelloj mbi protestuesit, nuk dha ndonje doreheqje, edhe pse u vrane e plagosen njerez ne bulevard. Nuk e keni patur kulturen e doreheqjes, edhe pse kane ndodhur menxyra ne kohen qe drejtonte PD-ja.

    • Po mire kush e ka fajin qe nuk u burgosen gardistet?
      Mos e ka fajin Berisha qe i beri Ramuti kryetare bashkie?

  • Perfundimisht eshte Ramut qelbesira qe i mban gjalle kriminelet e opozites.
    Ai u jep oksigjen te rrojne dhe shkak te vazhdojne prishjen e rendit dhe shkaterrimin e shtetit ligjor ne menyren me te pariparueshme.
    Eshte nje skenar i llogaritur mire i Ramutit. Me nje gur vret shume zogj.
    Mjere shqitparet qe e pranojne kete lloj drame banale qe luajne maskarenjte ne kurriz te tyre

  • Llumi i Tiranes eshte leshuar nga zinxhiri ,kjo nuk eshte proteste po nje shurore ku vetem ofendohet,shahet,nxihet. Eshte çmenduri te kerkohet te ngrihet teatri perseri siç ishte pra te vazhdohet te mos behen çfaqje bashkekohore me skena bashkekohore por te behet teater si 80 vite me pare dhe nuk mund te afrohet asnje trupe huaj ne keto kushte pra thjesht hesapi vazhdojme me Salhehizem .PS (fatmiresisht nuk jane te shumte idiotet pjesemarres pasi ndryshe do n’a kishte marre lumi).

  • Sa persona duhet per ti ven zjarrin shtepis se Enverit, shtepis se Kadares dhe shtepis ku Anglia me Serbin krijuan PKSH ?

  • Po flasin te vetequajtur aktore, se une nuk ua njoh surratin fare. Jane mercenare te paguar dhe jo artiste te vertete. Po flet edhe avokatja e mercenareve, edhe kjo eshte shume e nxehur me kete punen e prishjes. Falenderoj zotin qe asnje nga yjet qe une adhuroj, nuk eshte aty, se do me kishin lenduar po t’i shihja se kujt do u ishin bashkuar, atyre qe kerkojne te vijne ne pushtet me inskenime te revoltave te artisteve, per te na kthyer ne ate kohe jo aq te larget te mjerimit dhe lëngimit te vendit.

  • Shumë artikuj të “mëdhejë” sa një pallat nga jashta dhe zgjolle nga brenda ka shkruar te G.Dita ky Kol Cukali kundër qeverisë dhe Edi Ramës ,por kur vura re se në podiujmin koliboracionistve ,ballistëve ,zogistëve , PD-iste,LSI-stë,,Budinave e aktorve pa pik vlere e bagazhi doli në skenë Kol Cukali me syze dhe bishtin e kalit mbrapa.
    Shumë shkrime aluçinante të pa vërteta kisha lexuar por tani mund verifikoja personalisht e konkretishtë se është kokërra e gomarit ,me fjalimin tepër Banal e bajat që e përsëriste si gjeli kngën refrenin : “çfar të bëjmë ?..” Dhe njëri ja priti u bëfshë lëmsh ,kjo ngjalli ilaritet ,sidomos kur Alfred Lelës i prenë fjalën dhe e hoqën me forcë nga podjumi se po fliste budallallëqe,po bënte të fortin kundër ministrit brendëshëm. .

    Kjo është përshtypja direkte me kujtime të pa harruara për takimin me KOLËN nga Protesta e kallajxhive mediatik nga të gjitha fundrinat më të uriturit që bredhin rrugve me mitingje për të mbushur medjat popullit ,me opinjonistë -tip Alfred Lele e Kol Cukalashi nëpër medja e TV. si falgjore cigane duke lexuar vijat e dorës ,paralajmërojnë se do të rrëzojmë qeverinë e Edi Ramës dhe se në vëndë të tetatit vjetër do të ndërtoim të riun njëlloi si gazerma e ushtarve pushtues të fashizmit që prishën.

    Pashë “Trimëri te rrallë” e dyshes Kol Cukalit.dhe Alfred Lelës duke kërcënuar direkt kryeministrin edhe ministrin e brendëshëm S.Lleshajn.me bandat më te zeza që ishin mbledhur, nxirrnin vetëm helm për goje.

  • Nga momenti që protestës ju Bashkua Politika dhe sidomos Lulushi dhe Monçja , PROTESTA HUMBI RËNDËSINË DHE SERIOZITETIN E SAJ.
    POLITIKANËVE ,GJYQTARËVE,PROKURORËVE TANË VETËM BREKËT JU KUSHTOJNË DY RROGA MUJORSHE.
    E PRA KUSH IDIOT BESON SE LULUSHI, BERISHA, LIKJA-MONÇJA, RAMA, VELIAJ , DO JU ZGJIDHIN PROBLEMET E VARFËRISË ,LE TË KTHEHET NË KRAHUN TJETËR QË TË FLEJË REHAT..

    • a persona duhet per ti ven zjarrin shtepis se Enverit, shtepis se Kadares dhe shtepis ku Anglia me Serbin krijuan PKSH ?

  • I pate pamjet nga droni, 300000 mije protestues ishin po te maresh syte e shqupisave e ti shikosh. Na pri Lulushke drejt gremianve te reja se keto qe kemi rene deri tani nuk na dalin.

  • Basha e mona na dallin ne skene kur dikkush shtyp susten! Si tek studentet keta dergohen ne manifestime vetem per te zbeh ato manifestime e te ruhet statu suo per pushtetaret!
    Pra e vetmja gje qe duhet be eshte ignorimi i tyre nga popullin!
    Dita mundet , me suste, me na i promovuar cdo dite, populli se moti nuk pyet per ta sado qe mona e luli po mundohen me terheq vemendje me do vdes aty, do kafshoj vedhkn etj etj se i kemi politikanet si kim kardashianet e politikes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *