Karaburun, anija merr flakë, udhëtarët hidhen në det (video)

Elena Tase

Një anije turistike ka marrë flakë gjate natës në Karaburun. Mësohet se ka qene ora 4 e mëngjesit, kur anija ‘Aqua Marinë’,  e cila përshkuan me pushues linjën Vlorë-Karaburun-Sazan, është përfshirë nga zjarri.

Burime bëjnë me dije se anija ka qënë e ankoruar në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa ekuipazhi me 6 persona në bord ishte gjumë.

Por, sapo kanë parë flakët, ata janë hedhur në det dhe më pas kanë dalë në breg. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ai ka ardhur si pasojë e një problemi me motorin.

 

View this post on Instagram

 

Tmerr në Karaburun/ Merr flakë anija turistike, njerëzit hidhen në det për të shpëtuar #gazetashqiponline #news #media @gazetashqiponline

A post shared by Gazeta Shqip (@gazetashqiponline) on  

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Po motori gjate nates a fik mer vlla !!!

    Ene ekipazhi n’gjum te thell.

    Cer difekti beri motori qe mori flate !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *