Ministria e Shëndetësisë në Irak ka konfirmuar pak çaste më parë se nga një zjarr që ka rënë në maternitetin e Bagdadit, kanë humbur jetën 11 foshnje të lindura para kohe. 29 gra arritën të evakuoheshin në një tjetër spital.
Ministria njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në maternitetin Jarmuk. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërkohë që bilanci i tragjedisë pritet të rritet.
