Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, është pyetur në një intervistë për paratë e depozituara në Panama, aty ku nuk kërkohet origjina e tyre. Kjo intervistë u bë pas zbulimit të “The Panama Papers”, që deri ato momente nuk ishte publikuar.
Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quajtur “Wintris”, për të cilën ai thotë se është e deklaruar plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës.
Gunnlaugsson e ndërpret intervistën pas një pasigurie të madhe dhe presioni duke lëvizur në dhomën ku bëhej ajo, duke thënë se nuk ishte i përgatitur për ato pyetje.
“Çfarë po përpiqeni të bëni këtu? Kjo është plotësisht e papërshtatshme”, thotë ai, teksa zhvendoset në një dhomë tjetër.
Zbulimi që po konsiderohet më i madhi në gazetari ka gjetur 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen liderë botëror politikë dhe të jetës publike. Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me dy miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me një kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=ORlq_zrfWDc

Keto jane gazetare!!!!!!!