Gjyqtari bullgar Stanislav Todorov do të gjykojë ndeshjen midis Kukësit dhe Trabzonsporit, të enjten në mbrëmje në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Për bullgarin do të jetë e dyta herë që del në këtë fushë brenda pak ditëve, pasi ai drejtoi edhe ndeshjen miqësore midis Shqipërisë dhe Armenisë, më 14 gusht, duke qenë një ogur i mirë për kuqezinjtë. Takimi do të luhet në orën 19:00, ndërsa një orë më pas do të jetë Skënderbeu që nis ndeshjen e tij në Odesa, kundër Çernomorets.
