Rroba ushtarake, spaleta mbi supe dhe një djali i ri me emrin Dritëro Agolli. Fotoja që kemi në dorë nga pas shkruan me laps plumbi “Toger”. Të ketë qenë vallë poeti edhe toger!? Për të mësuar më shumë për të dhe për këtë periudhë të rinisë së tij shkojmë në shtëpinë e Agollit.
Pas tentativës së dytë, derën na e hap bashkëshortja e tij, Sadija. Na mikpret në shtëpi dhe me zërin e ulët na shpjegon se Dritëroi është pak pa qejf dhe e ka të vështirë të presë njerëz, por në ato momente ai na shfaqet tinëz dhe hyn në sallon. Ndërsa i hedh një sy të shpejtë fotos, vendos dorën në ballë dhe me nostalgji shprehet: “Po, po, më kujtohet kjo foto”. Teksa tymos cigaren që ka në dorë i vijnë shumë kujtime nga viti i largët 1957-të, ku Dritëroi sapo kishte përfunduar studimet në Rusi për Gjuhë – Letërsi, me kategorinë “Shkëlqyeshëm”. Jeta e studimeve në ish-Bashkimin Sovjetik nuk ka kaluar pa lënë gjurmët e veta në jetën e poetit tonë.
Ai kujton se në Universitetin e Peterburgut bënin edhe lëndën e Teorisë së Luftës, ku çdo student që mbaronte ato shkollë automatikisht merrte gradën “Toger”. Përgatiteshin nga ana teorike, por edhe praktike. Djalosh shqiptar që sapo i kishte kaluar të 20-at, në atë kohë i kishte vënë detyrë vetes që nëpërmjet rezultateve që do merrte në atë shkollë të nderonte vendin dhe familjen e tij. Për këtë arsye, ai pohon se sot e kësaj dite shikon në ëndrra shkollën në Rusi, sikur nuk merr provimet dhe ankthin që i sjellin në gjumë. Por, si shumë shqiptarë që kanë kaluar vitet më të bukura të rinisë në atë vend të ftohtë, nuk mungon dashuria dhe pengjet që vijnë prej saj… Edhe Dritëro Agolli ka lënë një dashuri në Rusi.
Zoti Dritëro, kemi në dorë një foto tuajën veshur me rroba ushtarake, ju kujton gjë kjo foto?
Po më kujtohet shumë mirë. Unë kam dal këtu pasi erdha nga studimet në ish-Bashkimin Sovjetik, sot Rusi. Mbarova studimet në Universitetin e Peterburgut dhe erdha këtu në vitin 1957-të. Në atë vit fillova të punoj në gazetën “Zëri i popullit”. Mirëpo, atëherë, në gjithë Republikën Popullore që quhej atëherë, të gjithë ata që mbaronin universitetin merrnin edhe grada ushtarake. Bënim ato që quheshin zbore. Jo ushtri që të rrije tre-katër vjet, po zbore ditore. Vetë shkolla, kishte caktuar që ata që mbarojnë universitete marrin grada. Grada më e ulët ishte “Nëntoger” dhe “Toger” më e larta. Ne që kishim përfunduar studimet në Rusi ishte rregull që merrnim gradën “Toger”, ndaj edhe unë u bëra i tillë. Kurse ata që mbaronin Universitetin e Tiranës merrnin gradën, “Nëntoger”. Kjo, sepse këtu universiteti u krijua vonë, në 1957-ën. Para se të krijohej Universiteti ishte një institut dyvjeçar, i cili nuk jepte grada. Pas vitit ’57-të merrnin grada studentët. Unë kisha mbaruar Universitetin e Peterburgut dhe automatikisht vinte dhe grada ime.
Sa vjeç keni qenë kur keni dal në këtë foto?
Këtu isha 26 vjeç, i sapo kthyer nga Rusia.
Si vinte kjo grada “Toger” që merrnin studentët. Ju bënit stërvitje, përgatiteshit?
Që në Rusi bënim stërvitje dhe mësim ushtarak. Ne kishim një profesor gjeneral që na bënte teorinë e luftës në shkollë. Ai e ilustronte teorinë. Për shembull, merrte veprën “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit, apo “Taktika e Kutuzovit”. Duka na shpjeguar se çfarë taktike përdori për të mundur Napoleon Banopartin. E lidhte me teorinë e përgjithshme të luftërave. Shpjegonte fillimet e luftërave evoluimin e armëve, topi, pushka, revolja, raketa e të gjitha. Domethënë ishte një teori që bënim ne dhe kryenim stërvitje, zbor e jepnim edhe ne planet tona. Pasi bënim teorinë, ushtroheshim në praktikë; për shembull: si do të mund t’ua marrim armiqve pozicionet luftarake një kodër.
Keni qenë gjithmonë gati për “luftë” zoti Dritëro?
Isha student i mirë, por më kujtohet që njëherë isha pa qejf dhe nuk e kisha përgatitur mësimin teorik atje në Rusi. Ai gjeneral ishte i moshuar, para pensionit. Unë i thashë, këtë pyetje nuk do ta shpjegoj mirë, sepse kam qenë i sëmurë nga gripi. Ai me rreptësi të madhe më tha: “Përse të ka dërguar ty Republika Popullore që të shtrihesh në krevat dhe të presësh gjerë sa të mbarojë gripi. Ushtria nuk ka grip! Prandaj tha, ti, po vazhdove kështu nuk ke për tu bërë as oficer, madje as rreshter, prandaj herën tjetër mos më thuaj mua që më ka zënë gripi. Këtu ka mësim”. Pastaj, kur erdha këtu, ata e kishin shënuar në kartelë: “Ky meriton këtë gradë”, dhe unë e mora këtë.
Sa vjet keni qëndruar në Rusi?
Pesë vjet. Kjo ishte një lëndë që bëhej njëherë në javë, si lëndët e tjera që ishin. Letërsia edhe gjuhësia zinin pjesën më të madhe të programit, pasi ishin lëndët e specialitetit. Lëndën ushtarake e kam bërë që në vitin e parë, për pesë vjet me radhë.
Mund ta ushtronit ju këtë punën e ushtrisë?
Po të doja unë po, po unë erdha vazhdova gazetarinë në gazetën “Zëri i Popullit” për 15 vjet me radhë. Diplomën e kisha për Gjuhë-Letërsi, domethënë linguistik në degën e gazetarisë. Por, në qoftë se unë dështoja në këto punë, nuk ia dilja dot gazetarisë, me këtë mund të bëhesha oficer. Kaloja në ushtri edhe pas 10 apo 20 viteve mund të bëhesha gjeneral!
E kujtoni më nostalgji atë periudhë?
Po si gjithë studentët. E kujtoj edhe me shqetësim, me ëndrra, sikur jep provimet, sikur nuk kam kaluar. Sepse kam dalë shkëlqyeshëm. Unë isha shqiptar dhe doja të mos ma kalonin të tjerët dhe ta nderoja vendin tim.
Keni shkuar më në Rusi që prej kohës kur ishit student?
Po kam shkuar 4 herë të tjera. I kam takuar edhe shokët, madje edhe një shokun tim që kisha poet, është poet i dëgjuar. Ai më ka përkthyer edhe një librin tim me poezi që e kam botuar atje.
Çfarë studenti keni qenë, si ka qenë rinia juaj në Rusi, keni bërë prapësi?
Kam mësuar, kam bërë dhe prapësi, por më shumë kam mësuar. Nuk isha student aventurier, klubesh, kafenesh, dancesh. Jeta e studentëve atje ishte më e lirë edhe pse ishte komunizëm, por unë nuk i kisha qejf këto lloj gjërash. Unë mësoja që të mund të paraqitesha këtu si një njeri që ka një kulturë. Edhe diploma që mora ishte me dy kapakë, ku në një krah nënvizuar më të kuqe shënonte në rusisht “Shkëlqyeshëm”. Në Universitet, këtë kategori e morën gjithsej 3 veta, një rus, unë, një kinez dhe një gjerman.
Po studentë shqiptarë të tjerë kishte?
Po kishte. Isha shok me Fadil Kokomanin që u pushkatua më vonë në Shqipëri. Isha gjithashtu me Marash Hajatin, i cili ka qenë drejtor i radiotelevizionit në vitet ’80-të. Me Hajori Zenelin dhe me disa të tjera që nuk po më kujtohen.
Studentët shqiptarë që kanë studiuar në Rusi mbahen mënd për bëmat e tyre me vajzat, ka ndodhur kjo edhe me ju?
Po, po, kanë lënë shumë bëma. Po doemos, kush do që të vinte, jo vetëm shqiptar, por edhe kinez apo gjerman, të gjithë, se jeta ashtu ishte … të rinj ishim. Por, edhe unë, ashtu. Jo me bredhje pas fustaneve, por një e kam pasur edhe unë. Ajo ishte rinia.
Sinqeriteti i Agollit eshte shume transparent i hapur dhe i lire.Keshtu ky burr burri eshte edhe ne vepora edhe ne jet.Per dallim nga miku i tij Kadare, qe mundohet edhe ne vepra edhe ne jete te jete pak me tizar e me diskret i myllur dhe i msheht.Dritroi eshte burri origjional shiptar, i dheut dhe opinges, jo artificial e i maskusr per verpimet qe ka bere.Kshtu tregon edhe per foton, objektivisht sic ishte koh dhe rrerhanat, cdo fakultetli gradohej edhe me grada ushtarake, Po pse te fshihet, pse te iket nga realiteti dhe e verteta.
E lexova ne print. Ishte fantastike. Rrefim i bukur
Per aresyen e te qenit TOGERA te ketyre te dyve beni mire te na merni mendim neve qe jemi perafersishte ne moshe te tyre….jane veshur me keto uniforma dhe grada sepse te tille ishin….sepse ishin ne radhet e sigurimit te shtetit dhe vec shkrimeve, benin edhe ate pune…kjo eshte aresyeja perse jane me ate uniforem…..
Nuk eshte e vertete ajo qe thua dhe ne Shqiperi kushdo qe mbaronte universitetin bente 6 muaj ushtri dhe shpallej oficer me grade para heqies se gradave dhe nuk kish lidhje me sigurimin.
Që ishin në rradhet e Sigurimit,kjo është e vërtet, po nuk besoj se kanë spiunuar njeri,sepse spiunimet bëheshin nga vet ish të persekutuarët,bile në Spac dhe burgje të tjera të Ramizit(Ai me urdher Beogradi kerkoi forcimin e luftes se klasave gjer brenda partisë) në cdo dy të burgosur njeri ishte iinformator dhe me siguri të plotë( të hapen dosjet) cdo krijues aty,fillo me Arbnorin,Trebeshinen,Zhitin etj…dihet tani,ishin spiunë dhe të gjithë shkuan me PD duke marrë urdhra dhe gjer kercenime,per të qënë mbeshtetes të Saliut!Keta spaletat nuk i kanë per kembsori,por per veprimtari dhe dyshoj se dikush nga keta te dy është agjent dhe nese nuk mbeshtet hapur Berishën,nuk e atakon atë!…Hapni Dosjet,Rilindja!…
.Ne kohen e monizmit ka patur nje ligj: Te gjithe ata qe mbaronin universitetin, titulloheshin oficer.Dega ushtarake hapte dosjen e oficerit .Ata nuk kane qene asnje dite oficera aktiv, por ne rezerve. Qe nuk kane qene oficera aktiv duket nga uniforma qe kane veshur sidomos e Ismailit. Nuk e di se cfar thot artikull shkruesi, por duhet te jete nje zero me xhufke informacioni qe na jep, Pa le nje komentues qe na i nxjerr sigurimsa.
Shume e vertete dhe e drejte.Gjithe studentat kur mbaronin universitetin,pas zborit 5 muaj dhe me vone 3 muaj,gradoheshin oficera rezerve.Ca komentues,sdine cfare flasin dhe vazhdojne te tregojne se mbeten injorante dhe nuk lexojne.
Jo vetem ne RUSI por edhe ne SHQIPERI ashtu ishte rregulli.
Une per shembull, Ing. Mekanik, ne zboret ushtarake dhe ne evidencat ushtarake isha Komandant Kompanie (4 toga) i Mortajave 82mm, ne nje repart kembsorie me Komandant Batalioni SALI ABAZI.
Ashtu ka qene dhe ka mbetur Driteroi,i sinqerte dhe i thjeshte,i dashur dhe mikprites.Ne keto foto, duket qe Agolli ka qene Partizan,sepse me mbarimin e shkolles eshte dalluar edhe si ushtarak i zoti.Ka fituar graden Toger,ndersa Kadareja,vetem Nentoger.Ky, “partizani”, qe luftoj per nje Shqiperi te lire dhe demokratike,qendroi ketu per ti sherbyer dhe demokracise.Tjetri,”nentogeri”,dredharak dje dhe perseri sot,nuk i sherbeu popullit,por partise dje dhe sot e ka braktisur popullin per jeten e Parisit.Ky eshte dallimi midis njeri tjetrit,njeri konseguent ne qendrimin dhe shkrimet e tij,tjetri rrufjan dje dhe rrufjan sot.
Driteziu ka harruarr te na spjegoi per bemmat e tij rinore .
Ka harruarr te na thote si e braktisi ,gruan e tij ruse me gjithe femije ???
Arsyen po ja spjegoi une
FRIKACAK DHE SERVIL DERI NE SKUTAT E ERRETA TE SHPIRTIT !
ME PRISHJEN E MARDHENIEVE ME BABA STALININ ,NUK HEZITOI TE BRAKTISTE FAMILJEN E TIJ ./..FEMIJEN E VET …KY QE MORI DIPLOMEN ME DY KAPAK …
PROLETRARI ,KY IDHULLI I JUAJ
JU BREZI I SERVILEVE TE PARTISE .
GENETIKISHT …ZYKOT E CDO PUSHTETI !
Turp per ty qe nxjerr pa dogane fjale te tilla oer Driteroin e MADH .Ai eshte nderi i ketij vendi e i ketij populli.
Mos ma vini re që kepus kumblla për të tjeret . Dua ti barazoj me veten si copë gomari qé jam. Po te dal me emer kam frikë se jam sterrë i zi. Ma bëni hallall. Gomari nuk matet nga mëndja po nga veshet!? Po me mire te mos mi shikoni. Jam mirë kur qendroj fshehur !!!!!
Mos na e nxirrni fakirin Ismail me ate uniforme,se duket sikur e kane zgjuar me dhune nga nje institucion riaftesimi te personave me zhvillim te vonuar mendor.Sinqerisht te kujton jetimet e kolonive te Makarenkos.
MORE DERMAN APO DERAM SI QUHESH TI, BENE MIRE TE HESHTESH SE SA TE CFRYSHE DUFET E TUA(te cilat nuk dihet nga ku e marin imputin). TI JE NJE “plesht”PERPARA DY ELEFANTENE TE LETERSISE TONE.
Me poemat ,novelat,skicat romanet ,e tyre lartesuan ne pjedistal ,rrenojat e sistemit social-komunist !!!Me pak fjale gjithe ai Talent i tyre i i faluar nga Zoti e pervetsoi dhe e vuri ne perdorim Djalli !!!!Cimentuan ate diktature me mjeshteri me aspak dallim nga krijuesi e zbatuesi i asaj ligjistrature antipopullore !!! Une personalsht i rreshtoj ne nje vije me diktatoret e shuar te popullit shqiptar ,,,,me Enverat e Ramizat !!!!Ky fakt asnjehere nuk mund te fshihet e harrohet !!!!
Sinqeriteti the thjeshtesia qe e karakterizon shkrimtarin e madh Dritero Agolli,i japing atij nje admirim te madh nga lexuesit dhe populli ne pergjithesi.Dritero Agolli asnjehere nuk ndryshoi si njeri.Ai ruajti gjithmone ne karakterin e tij,te qenit njeri,i thjeshte dhe I dashur me te gjithe,edhe pse ishte dhe eshte I madh ne gjinine e letersise shqipe.Ai fletme nje gjuhe te thjeshte qe te gjitha shtresat e kuptojne.Ketu qendron edhe ekreti I ketij njeriu e madh qe populli e do dhe e respekton.Driteroi tregon thjeshte jeten e tij,ku thote se te rinj kemi qene,edhe ndonje prapesi kemi bere.Eshte e vertete qe ne Russi jeta ka qene me e lire dhe eshte,sepse mentaliteti rus eshte diferent nga mentaliteti I jone,dhe me I avancuare ne boten e civilizuare.Fleminderit per botimin e ketyre intevistave me te madhin Dritero Agollin ku njerzit duane te dine me shume per jeten dhe vepren e Poetit dhe shkrimtarit te madh dh e popullor.
Sa shpejt harrohen gjerat mor Zot, dhe pastaj me nje fotografi te vjeter thurren histori te paqena. Ne kohen e Enver Gjirokastres ishte detyrim shteteror (ligj) qe cilido qe mbaronte studimet e larta ne cfaredo dege, brenda dhe/ose jashte shtetit automatikisht ishte oficer ne rezerve (me grada per aq kohe sa ishin gradat, dhe pa grada kur u hoqen gradat). Ne kohen kur kane mbaruar shkollen kaeta dy shkrimtaret ishin gradat, prandaj i kane fotografite qe kane dale per librezen ushtarake me grada. Per saktesi, vetem D.Agolli eshte toger (me dy yje ne spaleta) kurse I. Kadare eshte nen-toger (ka vetem nje yll ne spaleta).
Edhe unë dikur e çmoja Dritëronë më lart nga ç’e meritonte !
Ky njeri është klasik për zgjuarsinë dhe dinakërinë fshatareske që e karakterizon . Ky fshatar ” baballëk ” nuk mbetet prapa Ismailit për të ruajtur rehatin e tij .
I thoni Dritëroit se , ka studjuar në Leningrad dhe jo siç thotë ai , në Petërburg ( fshatari dinak , s’është hera e parë që I ngatërron gjërat) .
Gradat janë dhënë me logjikën sovjetike dhe ne ishim më servilët ndaj tyre . Poeti Konstandin Simonov ishte n/ kolonel kurse shkrimtari fadajev, kapiten . Në kohë lufte edhe shkrimtarët veshin uniformën ushtarake si gjithë të tjerët .
Nuk kam cfare te komentoj mbi intervisten e dy te medhenjeve te letrave shqipe.Sepse ato i kane vulosur me majen e pendes rrealitetin njohes te perditeshem ne leter te letersise.
Po e kam me z.Lëmi Llukës dhe me disa si puna e keti,qe nuk di nese e njeh njeri kete zoteri.I cili komenton me fyrje dhe ofendime te madhin Dritero.Duke e quajtur fshatar dhe per ma teper si te lejthitur nga mendja qe ngatrroka Leningradin(Sajuz) me Peterburgun(Carist,sot i rikthyer ne origjine).Origjinal si qyteti Stalin(Diktatures) me Kuqoven sot e dikur motit.Ne fakt i ban ndere Driteroit duke e quajtur fshatar.E ne fakt per kete Driteroi asht frymezue me krijimtarin Devoll Devoll.Ndaj i kujtoj zoterise qe njerzit e medhenje dhe te thjesht nuk shkeputen nga origjina fshatare e si shembull po i kujtoj te madhin Xhuzepe Verdin qe sa here prezantohesh,fjalen e pare ne goje kishte.Jam Fshatar.
DHE CUDITEN SHQIPTARET ..PERSE MAQENDONASI THOTE SE NE SHQIPERI … SI KANE BERE NJE POEZI SKENDERBEUT ..HEROIT TONE KOMBETAR …DRITEROI ISHTE NJE SAHAN LEPIRES I KOMUNISTAVE …. I BENTE POEZI STALINIT NJE NGA KRIMINELAT ME TE MEDHENJ NE BOTE … DHE E NEGLIZHOI SKENDERBEUN … DUKET SA I NDRITUR ISHTE EDHE KADAREJA ISHTE SI DRITEROI … SHKONTE CDO VIT NE PARIS DHE KURRE SI KA SHKRUAR HEROIZMAT E AMERIKANEVE NE ERUOROPE NE NORMANDIE …. KURRE SI KA TREGUAR POPULLIT REALITETIN E LUFTES …SEPSE ISHIN FRIKACAKE DHE HIPOKRITA ….. DHE KETO TE 2 E FUTEN NE BURG PETRO MARKO …QE ISHTE SHUME ME I MIRE SE KETO TE 2 …POR QE SHKRUANTE REALITETIN …LUFTEN E SPANJES … DHE SI BENTE PERKEDHELJE ENVERIT …QE KURRE S LUFTOI ……HASTA LA VISTA ..ISHTE ROMANI ME I BUKUR NE SHQIPERI .POR NGA XHELOZIA JA HOQEN NGAA … DRITEROI JETONTE VITET ME TE BUKURA NE RUSI …NDERSA POPULLI ..JETONTE VITET ME TE ZYMTA NE JETE ……. KAQ GJE TE THJESHTE SE KUPTOI …FILLOZOFI I PARTISE ….