“Toka mund të ketë “ngecur” brenda një tuneli gjigant magnetik”

Ornela

Planeti ynë, së bashku me pjesën tjetër të sistemit diellor dhe disa yje pranë, mund të jenë të bllokuar brenda një tuneli gjigant magnetik dhe astronomët nuk e dinë përse.

Ata thonë se një lloj tubi me fletë të mëdha të magnetizuara, 1000 vite dritë i gjatë dhe i padukshëm për syrin e lirë, mund të rrethojë sistemin diellor.

Jennifer West nga Institutin Dunlap për Astronomi dhe Astrofizikë në Universitetin e Torontos, e hodhi idenë pas verifikimit të fenomeve në rajonin kozmik të njohur si North Polar Spur dhe atij Fan – dy nga strukturat më të ndritshme të gazit që emetojnë valë radiofonike në galaksinë tonë.

West zbuloi se dy strukturat mund të jenë të lidhura edhe pse ndodhen në kahe të ndryshme.

“Nëse do të shihnim lart në qiell, do ta shikonim këtë strukturë të ngjashme me tunelin pothuajse kudo ku do të hidhnim sytë-domethënë, nëse do të mund t`i shihnim me sy të lirë valët radiofonike”, shprehet ajo.

Fletët e lakuara- të cilat përbëhen nga grimca dhe një fushë magnetike – duket sikur mund të lidhin dy rajonet në formën e një tuneli, brenda të cilit sipas ekspertëve mund të gjendet sistemi ynë diellor dhe një pjesë të vogël të Rrugës së Qumështit.

North Polar Spur, qe shfaqet si një re e madhe e verdhë që shtrihet mbi rrafshin e galaktikës sonë, është një kreshtë gjigante gazi që lëshon rreze X dhe valë radio. Rajoni Fan është më pak i kuptuar, por prodhon shumë valë radio të polarizuara.

Megjithëse këto rajone të pazakonta në hapësirë u zbuluan në vitet 1960, kuptimi shkencor i tyre mbetet i paqartë dhe shumica e studimeve të mëparshme, përgjithësisht i kanë përshkruar si struktura të veçanta që nuk kanë lidhje mes tyre.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
    • Ai eshte, Rajoni Fan,, por natyrisht eshte me i madh, perfshin brenda edhe ujesjellesin e ri te Krujes si dhe kryeministrine si institucionim me i larte i idiotizmit pushtetar.

  • Ketu spekullohet me tonelata. Asnje mundesi per te mbledhur fakte por ka vetem… supozime. Nejse disa marrin miliarda per te prodhuar gjoja rezultate.

  • Me keto ndryshime klime dhe reshje te shumta eshte prishur autostrada.Pasi te regullohet do te vazhdojme udhetimin .Ku eshte destinacioni?Ne duke luajtur domino jemi.Kur te mbrijme le te na kujtojne:Hej,xhaxha! Aritem!Zbrisni tani.

  • ….Luli minister e dinte mire kete gje astronomike..: mu qe te heshtte..,, ai edhe i mori te hollat galaktike..,, qe te vazhdonte ne orbiten vezulluese te doktorit dallkauk.., me te cilin ndau sekretin galaktik..,, te fakteve te tunelit autistradal te Fan-it ne Mirdite…..

    Per t’iu shmangur tunelit galaktik edhe Tritani e Dash Sh ishin dakord ta lagnin jo me qumshtin e arte te Rruges po me disa miliona ….,,: keshtuqe syrit te keq komplotist te alieneve te tunelit binjak te galakses ti mbetej dopio gjashta ne dore…

    Pastaj kujt i plasi per protestat e NASA-s deri tek DASH….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *