Sateliti meteorologjik japonez Himawari-8 ka zbuluar tonalitetin e vërtetë që ka Toka e parë nga hapësira.
Nga një distancë prej 35.790 kilometrash, sateliti tregon se si duket planeti ynë pa realizimin e filtrave dhe pa bërë rregullime të imazhit. Realisht përdorimi i termit “ngjyra e vërtetë” është një term i gabuar, pasi imazhi satelitor nuk pasqyron me saktësi se si do të shihej toka nga syri i njeriut, shkruan Daily Mail.
Pjesa më e madhe e fotove të Tokës që ne shohim, kanë korrigjime ngjyrash për të treguar se si do ta shihte syri i njeriut.
Megjithatë ky imazh, tregon pamjen natyrore të Tokës nga hapësira. Imazhi ka rezolucion shumë të lartë, përfshin detaje mahnitëse të Tokës, si retë, oqeanet dhe shkretëtirën e madhe të Australisë.



Po pse nuk eshte blu ? … kur ndricohet nga dielli si ne foton e trete , mua blu me duket … kur eshte ne erresire sigurisht qe do te duket e zeze , blu e erret … nuk e kuptova por nejse … ne e kemi mesuar ne shkolle sesi ngjyra e oqeaneve , deteve vezullohet ne atmosfere dhe e ben qiellin blu …
Miopia është sëmundje,
që njerëzimi e vuan,
por ‘sateliti miop’,
ngyrat fare nuk i shquan!!
Ata që pordhojne lajme,
s’e toka është pa ngjyrim,
t’i vënë syze satelitit,
ose t’i vënë ‘mikun’ tim!
Toka është né univers,
kryevepër e krijimit,
vezullon si xhevahir,
shtëpia e njerëzimit!
Aty janë tè gjitha ngjyrat,
né tokë nuk lëviz balanca,
vetëm syri i njeriut,
dallon 300 mijë nuanca!
Ne që jetojmë né tokë,
gjithë ngjyrimin e vëmë re,
mos satelitit miop,
i kanë hedhur ferexhe??!!
Tani e kuptuan shkencetaret se si duket toka nga hapesira. SHkencetar qe marrin rogen kote duke na genjyer.