Toka “përpin” 46 ndërtesa (Video)

J L

Një rrëshqitje toke ka shkaktuar shkatërrimin e 46 ndërtesash në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë.

Në orët para të mëngjesit, disa rrëshqitje të tokës kishin shkaktuar alarm dhe ishte vendosur evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe transferimi i tyre në shtëpi të përkohshme.

Sipas raportimeve të medias lokale, për fat të mirë nuk ka patur viktima.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në zonën e Inmaculada Concepción, e cila në vitet 80-90 ishte një zonë depozitimi mbeturinash, një tokë që falë rreshjeve të shumta të ditëve të fundit, ka çuar në rrëshqitjen e tokës.

88 familjet dhe 380 persona, kanë mbetur të pastrehë.

La Paz, 2640 metra mbi nivelin e detit  konsiderohet metropoli më i lartë në botë. Në vitet e fundit ai ka përjetuar zgjerim të shpejtë urban dhe shumë shtëpi janë ndërtuar mbi tokë jo të qëndrueshme .

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *