Botën si në kor e shajnë,
ku fryn Jugu dhe Veriu,
dhe harrojnë që këtë Botë,
E bën si të dojë Njeriu!
Hedhin mbi Botën e shkretë,
vetëtima dhe rrufe,
po të mirë-apo të keqe,
këtë Botë e bëjmë ne!
Shumica këtu e kanë,
një shtëpi ku fusin kokën,
po si shtëpi të përbashkët,
kemi Botën, kemi Tokën!
Kemi Tokën që e shajmë,
po përse e shajmë vallë,
se s’jemi ne që e mbajmë,
është Ajo që na mban gjallë!..
Nga do vijë shpëtimi?!
Mendjen kurrë s’ma ka mbushur,
Një i racës njerëzore,
ndaj gjithmonë kam besuar,
në një qenie superiore.
Te një qenie superiore,
që do bëjë këtu ndryshimin,
që do vijë dhe do ta nxjerrë,
nga kaosi Njerëzimin!
Ca si shpesh e kam menduar,
që nga jashtë do vijë shpëtimi,
dhe ky është mision i mundur,
nëse ka ndodhur Krijimi!
Nëse kemi një Krijues,
për atë s’ka asnjë cak,
dhe Ai s’mund të na lërë,
përjetë në kët’ batak!
Pa titull…
Xhungla mbijeton,
nga seleksionimi,
me rregull e ligj,
rron qytetërimi.
Ndaj kur shkelen ligjet,
dëmi nuk rrëfehet,
gjithë qytetërimi,
në një xhungël kthehet!
Pa titull…
Politika vendin
mendon lopë të saj,
ta mjelë, ta tretë,
ta therë pastaj!
Shqipëria ime,
në dritë kur do dalësh,
kur do të shfaroset,
kjo racë kanibalësh!
Unë pres mrekullinë
Në dhimbje pa fund,
kjo jetë më lodhi,
po unë mrekullinë,
pres çdo ditë të ndodhi!
Pres që krejt papritur,
dhimbjet të më lënë,
të bëhem sërish,
lisi që kam qënë!
Kandilen e shpresës,
gjithnjë ndezur mbaj,
Krishtin dhe Marinë,
nga shpirti s’i ndaj!

Kur per Krisht e Mari ti qenke pergjeruar,
more Benko komunisti ateisti i deklaruar?
Ti per fene te pergjeroheshe, der ne 1990,
ne Spac do ta shpinin ate bythe o i shkret,
sa behet prifti me barre aq behesh ti fetar,
ti qe per Enver ishe gadi te haje edhe Bar!
Je bere bajat fare o bejte.
A do bëhet Shqipëria? Nga do vijë shpëtimi?
Si nuk ta mbushi mendjen ty Duka,
një i racës njerëzore?
Kush mund të jetë krijuesi sipas teje,
Zoti apo ndonjë ufo qiellore?
Nëse lart ka një krijues Zot,
një alfa dhe omega Perëndi,
Ç’bën me vuajtjet e varfërinë në botë,
bën sehir dhe në vend rri?!
Kur qe Krishti në tokë gjallë,
e rrahën, e kryqëzuan, e vranë,
tani prisni sërish të vijë,
të shpëtojë botën anembanë?
Pas vdekjes së birit të Zotit,
s’lanë të mira pa i përmendur,
po doli ndonjë tjetër pseudo Krisht,
do e marrin për të çmendur.
Sepse në botën e gënjeshtrave,
s’mund të thuash jam e vërteta,
përndryshe njerëzimin do e kapë frika,
se kalojmë nga alfa te omega.
Nëse shpëtimi i botës,
do ishte vërtetë fundi i saj,
atëherë ti ku do jesh o Dukë?
Lart te ëngjëjt a poshtë te djaj?
Ti kandilin e shpresës,
me Marinë e Krishtin si t’i mbash?
Kur Enverin dhe partinë,
nga zemra nuk mund t’i ndash?
Jeta mbase të lodhi o Dukë,
e ti s’di më çfarë e kë beson,
diktatori qiellor apo tokësor,
dhimbjet dot s’ti pushon.
Shqipëria jonë e shtrenjtë,
do bëhet vetëm atëherë,
kur të dimë vlerën e lirisë,
mos të lëpijmë partitë si përherë.
Kur ta duam vërtet drejtësinë,
të mbizotërojë meritokracia,
kur feja e çdo shqiptari,
të jetë vetëm SHQIPTARIA.
A do bëhet Shqipëria? Nga do vijë shpëtimi?
Si nuk ta mbushi mendjen ty Duka,
një i racës njerëzore?
Kush mund të jetë krijuesi sipas teje,
Zoti apo ndonjë ufo qiellore?
Nëse lart ka një krijues Zot,
një alfa dhe omega Perëndi,
ç’bën me vuajtjet e varfërinë në botë,
bën sehir dhe në vend rri?!
Kur qe Krishti në tokë gjallë,
e rrahën, e kryqëzuan, e vranë,
tani prisni sërish të vijë,
të shpëtojë botën anembanë?
Pas vdekjes së birit të Zotit,
s’lanë të mira pa i përmendur,
po doli ndonjë tjetër pseudo Krisht,
do e marrin për të çmendur.
Sepse në botën e gënjeshtrave,
s’mund të thuash jam e vërteta,
përndryshe njerëzimin do e kapë frika,
se kalojmë nga alfa te omega.
Nëse shpëtimi i botës,
do ishte vërtetë fundi i saj,
atëherë ti ku do jesh o Dukë?
Lart te ëngjëjt a poshtë te djaj?
Ti kandilin e shpresës,
me Marinë e Krishtin si t’i mbash?
Kur Enverin dhe partinë,
nga zemra nuk mund t’i ndash?
Jeta mbase të lodhi o Dukë,
e ti s’di më çfarë e kë beson,
diktatori qiellor apo tokësor,
dhimbjet dot s’ti pushon.
Shqipëria jonë e shtrenjtë,
do bëhet vetëm atëherë,
kur të dimë vlerën e lirisë,
mos të lëpijmë partitë si përherë.
Kur mos të dëgjojmë më,
broçkullat dhe përrallat e fesë,
kur pushtet të ketë populli, jo partitë,
atëherë do ketë zgjidhje dhe shpresë.
Kur ta duam vërtet drejtësinë,
të mbizotërojë meritokracia,
kur feja e çdo shqiptari,
të jetë vetëm SHQIPTARIA.