Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një deklaratë të mbajtur këtë paradite lidhur me rastin e kompanisë “Omnix” ka fajësuar Gjykatën e Durrësit se në mënyrë të paligjshme i ka dhënë pronësinë mbi një sipërfaqe toke prej 45 mijë metra katrorë familjes Selçuni, e përfshirë në debatin për ndërtimin e resortit turistik në Gjirin e Lalëzit.
Në komunikimin e tij me mediat, Manjani ka akuzuar gjyqtaren e çështjes, se i ka hequr në mënyrë të padokumentuar kompanisë të drejtën e sipërfaqes kompanisë libaneze, gjë që sipas tij ka penguar në nisjen e punimeve për ndërtimin e resortit.
“Përgjegjësitë për këtë fillojnë nga Gjykata e Durrësit, që ka gabuar rëndë procedurialisht, sepse u mjaftua të thërriste në gjyq vetëm Bashkinë dhe të thërriste Avokaturën e Shtetit. Gabimi themelor është se nuk thirri asnjëherë as Hipotekën dhe as Zyrën e Kthimit dhe Kompensiimit të Pronave, që i kishte dhënë me qera tokën kompanisë”, ka deklaruar Manjani.
Një tjetër anomali sipas kreut të Drejtësisë shqiptare është fakti se, si për një çështje kaq delikate është gjykuar nga një gjyqtare e vetme. “Në shqyrtimin që inspektorët tanë i kanë bërë dosjes rezulton se nuk ka pasur argumenta ligjorë”, ka thënë Manjani.
Gjithashtu, ka vijuar ai, “gjykata ka gabuar pasi nuk është konsultuar me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
“Gjithashtu nuk lihen pa përgjegjësi as Bashkia dhe as Avokatura e Shtetit, që duhet ta kishin anikumuar këtë vendim”, ka nënvizuar Manjani, i cili më tej ka njoftuar marrjen në cilësinë e ministrit të Drejtësisë të një seri masash ndëshkimore ndaj përgjegjësve.
“Së pari, si ministër do të kërkoj shkarkimin e gjyqtares së çështjes në KLD, natyrisht pasi të përfundojë procedimi disiplinor. Së dyti, do t’i kërkoj Avokates së Shtetit të thellojë analizën e saj në institucionin që drejton dhe që nga ky moment përfaqësuesi i Avokatisë së Shtetit në Durrës është i shkarkuar nga detyra. Së treti, i kërkoj edhe Bashkisë së Durrësit që të shkarkojë juristin e saj, të cilët e kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi”, ka shtuar Manjani.

Pse z.Minister prisni te ndodhe nje ngjarje?!
Kjo situate eshte kudo!
Ne korrik i pate paralajmeruar drejtoret e Agj.Kthimit te pronave deri me 1 shtator. Vazhdohet me te njejten situate!
Urdherat keta drejtoret marrin nga ti apo dikush tjeter?!
Ketu eshte kriju pershtypja qe te gjitha partite politike e keni strategji mos kthimin e prones edhe pse me vendim gjyqi! Ne anen tjeter legalizoni vetem ata qe kane rrembyer pronen e tjeterkujt!
Z. Manjani 45,000 m2 toke e falur nje grabitqari nga veriu ne vendin “perralle” ne Gjirin e Lalezezit, te perfundoi vetem me mase administrative?
Gjyqtarja Qeleshi (berrete mafioze e korbit Argita) duhet te arrestohet dhe te gjykohet si e pandehur eshte nje mega vjedhje.
Kesaj bushtre t’i sekuestrohen pasurite e tundeshme dhe te patundeshme, cdo gje e ka te vene me korrupsion dhe vjedhje.
Jo……moreeeee….jo !!! Duhet hetim dhe ndjekje penale sip ligjit ….
Lal Prenga , komentin tuaj duhet ta lexoje Manjani e tju ktheje juve pergjigje ,por ska per ta bere , e jam i sigurte heshtje prej tij..Peshku eshte qelbur nga koka ,tash e 25 vite .Hipokrizia e ketyre banditeve te katovices ,kunder pronarit ,ka haritur kulmin e talljes ,por faj kane edhe pronaret qe nuk organizohen , dhe nga ana tjeter populli i varfer dele ,pagon me taksat e vehta milionrat e eurove nga vendimet e gjykates se STRASBOURGUT ,kunder shtetit shqiptar, qe shkel kushtetuten me te dy kembet, e ne favor te pronareve . E nga ana tjeter , shefi i tij Meta , sperdridhet duke u mburur se po lodhet dite nate ,per te bere reformen ne drejtesi ,sa me shpejt . Kulmi i ironise ….Manjani tuhet te bej kallzim ne prokurori per te gjithe keta bandite qe nga gjygjtarja e deri tek Vangjush Dako ,,banditi i Edverit , ku ka prishur shume vendstrehime per interesa parash ,e mbi to ka ndertuar ,,ku qe te gjitha jane ne toka shteterore ,.Keta te gjithe e kane vendin tek papiloni 313…… E une jam optimist dita po afron..