Tokat bujqësore me qira, ja çmimet sipas kategorive

anazapta

Qeveria shqiptare ka ndryshuar sërish procedurat e dhënies së tokave bujqësore me qira, duke përcaktuar tarifa dhe afate të reja. Ky proces do të manaxhohet nga një bord i posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, që do të miratojë kërkesat për rastet kur ka 1 kërkues. Ndërsa, për rastet kur numri i kërkuesve është i lartë, atëherë do të zhvillohen procedurat e ankandit. Qëllimi kryesor i ligjit është nxitja e investimeve në këtë sektor, ndaj edhe pjesë e procedurave është edhe planbiznesi i kërkuesit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet edhe vlera minimale për hektar në vit për tokat, ku si kriter vlerësimi shërben niveli i bonitetit të tokës, e cila ndahet në shtatë kategori. Referuar vendimit, kategoria e parë e tokës bujqësore do të ketë një qira vjetore nga 17 mijë në 27 mijë lekë për hektarë, për të vijuar më pas gradualisht me kategoritë e tjera, ku kategoria 7 e tokës do të jepet me qira nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë për hektarë. I njëjti vendim përcakton edhe afatet e dhënies me qira të tokës bujqësore shtetërore. Kështu, afati më i shkurtër i qiradhënies është 10 vjet për ata që e marrin këtë tokë me orientim kultivimi të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative. Jepet me afat 30-vjeçar për ata që e orientojnë këtë tonë në kultivimin e vreshtave pemëtore apo për ndërtim serash. Afati më i gjatë i marrjes me qira të një toke është për një periudhë 99 vjet për rastet kur kultivimi ka si orientim ullishtat. Ky vendim vjen në një kohë kur sektori i bujqësisë vlerësohet si një nga sektorët që mund të shërbejë si motor i rritjes ekonomike të vendit. Qeveria ka premtuar rritjen e mëtejshme të granteve për fermerët ndërsa nga ana tjetër, një shans i ri që paraqitet është edhe shtimi i mbështetjes financiare në sajë të statusit “kandidat” për Bashkimin Europian që mund të marrë vendi ynë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Sa bukur eshte shkruar atikulli, “Qeveria ka premtuar rritjen e mëtejshme të granteve….”. edhe gazetat kane filluar te shkruajne se vetem “premtime” jep sala se bere te bere ndonje gje per fermeret as qe sbehet fjale.

  • Po po, prisni nga sala grante ju, sala ne 8 vite ju la ne meshire te fatit dhe tashme as prodhimin tuaj nuk e shisni dot por ju shkon dem dhe detyroheni ta hidhni ne plehra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *