Tokat e “zaptuara”, 600 pronarë do të marrin 347 milionë lekë

Leda Hysa

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet informale. Janë në total 600 pronarë, të cilët do marrin mbi 347 milionë lekë. Përfituesit janë në Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Masa e kompensimit është 20 694,8 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 347 349 219 lekë.

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës. Pronari plotëson një kërkesë për kompensimin në vlerë sipas formatit tip, që vihet në dispozicion nga ATP-ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie.

Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Qeveria urdhëron Zyrat Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

“GSH.al” publikon listën e plotë të përfituesve së bashku me shumë për çdo pronar.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Perse Toka te zaptuara ,

    paska vetem ne kto qytete o maskarenj ,

    ne qytetet e tjera te Shqiperise nuk paska ?

    o maskarenj ,qe s’u bet njiher njerez ,e te vepronit si gjithe Bota .

    Me vjen keq qe kryeministeri i le ne dore ktyre tipave ordiner si ky nastrodini lame ,
    Ministri te nji rendesia kaq te madhe

    si jane Pronat e Shqiptareve .

    Perse nuk demshperblehet gjithe Shqiperia ?

    Oj Tirana veri tiranha jug ,jua shkerdhefsha tiranen

    e turqeve ju halabket e botes

  • Ata qe i zaptuan i paguan parate nje me nje edroges

    me legalizimin, pronaret do ti marrin parate sa ti

    doje bytha edroges.

  • Shqiperi kokaina. Pronaret e vertete jane grabitur ne dite me diell ndersa zaptuesit shperblehen qe te bjere rehat Ramuti dhe ti vjedhi perseri shqiptaret per te paguar tenderat e ortakeve oligarke

  • Pra llogari e thjeshte ; cdo shqiptar duhet te paguaj per hajdutet e legalizuar nga pd+ps rreth 1 milion e 200 000 , pa llogaritur sa eshte paguar e sa do te paguhet ne te ardhmen.

  • O Ramut ,pse nuk e sqaron ,apo nuk te leverdis ,e nga dalin keto para ? .Kush i pagon .Nuk je pashai i shqiperise ti o Rame ,mesoje, je vetem drejtor i pergjithshem i gjithe teritorit e vetem te zbatosh ligjin .. Cfare taksirati kemi ne te tjeret , qe nuk kemi mare ,ose vjedhur me dhune te kondra ligjeshme ,as edhe ne milimeter truall,dhe vetem kemi zbatuar ligjin dhe te pagojme ne me taksat tona .A ke llogjike ti o patishah . Apo burojne keto para ciper catise se komitetit qendror te PPSH .A jeni ne terezi ,o anti shqiptare .qe po na groposni ekonomine me dhune . ,
    Duhet ti pagojne keta qe kane vjedhur pronat me dhune ,por mbi te gjitha me cmim te tregut ,sic e ka gjithe bota .Apo doni te justifikoni ju politikanet e ketij tranzicioni ,pronat qe keni vjedhur per interesat e juaja personale .
    PERGJIGJU POPULLIT o Rame .bashke me ate Lame ,lamashin tend.,.Po ta perseris ,pse te pagojme ne me taksat tona .Sqaroje dhe zbato nje here te pakten ligjin ,para se te shkosh ne hale te gomareve . Une qe po te shkruaj dua te ndihmoj ,ne qofte se nuk me kupton , je vetfajtore.

  • se c’eshte prona; kjo duhet rifomatuar ne menyre demokratike nga stafe akademike, ne rang boteror . ashtu sic eshte sot (perjashtuar formatimin MARXIST), eshte nje krim i perbindeshem, persa u perket vendeve post komuniste, sidomos….SHQIPERISE .
    deklaroje me modesti; “toka e xanun” dhe toka lene me “tapi”, ose blere me “flori”, nga gjyshi a stergjyshi, jo vetem si fakt i kryer, por edhe si term “juridik” DUHET te jene objekt, per ndjekje PENALE, te nje denimi egzempler . po keshtu, toka e dhene banoreve te fshatit, te quhet toke “dhene ne….PERDORIM” . ps.TOKA dhe gjithe pasurite e saj, jane pasuri e….”krijuesit” (qe per mendjet inteligjente jane proceset… KOZMIKE);

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *