Tokat e sekuestruara në Vlorë në sipërfaqe totale 340 hektarë, hetimi i kalon për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda. Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në dor hetimet për tokat e sekuestruara në Vlorë, me sipërfaqe totale 340 hektarë. Toka e sekuestruar ka një vlerë prej 240 milionë euro.
Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Vlorës, në hetimet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, ka zbuluar skemë falsifikimi dokumentesh dhe ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e pasurive
Pronat që janë sekuestruar:
Në Palasë, Himarë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro
Në Karaburun, Vlorë, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro
Në Zvërnec, Vlorë, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro
Sipas organit të akuzës në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: “Falsifikimi i dokumenteve”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Në përbërjen e këtij grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë zyrtarë lokal, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë.
Rezulton se ky grup kriminal është krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, përmes falsifikimit të dokumenteve nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Por jurist per Bregun ka qene ARLINDI NIPI I KOLLZIT jo vetem Blerina……??????!!!!
ZRPP e Vlores eshte nje xhungel mafioze abuzimesh te llahtarshme,,,por jo e pa-shkoqiteshme.Uroj te jete ky fillimi I demontimit te ketij institucioni qe e mbajne ne kembe taksat e shqiptareve.Vetem konfiskimi deri ne kanatjere I abuzuesve mund t’a vere kete institucion ne hulline e zbatimit rigoroz te ligjit .Burgu nuk eshte asgje per keta hijena,,,,vetem konfiskimi teresor ,ipameshirshem,per tere humbjet qe u kane shkaktuar njerzve dhe ekonomise, u vjen hakut dhe jep shprese tek njerzit.
Per mua eshte lajm I mire.
Trajtimi nga krimet e renda,si grup I strukturuar kriminal,me petk zyrtar eshte mese I drejte.
Pres rezultatin e ketij hetimi dhe me tej te gjykimit te ketyre krimineleve me pronaret legjitime.
Ky eshte nje krim I strukturuar mire edhe kunder progresimit te prones legjitime dhe ekonomise se saj te qendrueshme.
Krime te permasave te tilla jane kryer ne cdo cep te Shqiperise! Problemi eshte se shteti nuk po ben asgje, kur faktet jane kokeforte! Pershenbull, shikoni cfare eshte bere ne rrethinat e Tiranes nga ish kryetaret e komunave, dhe behet sehir! Keta bandite vazhdojne te rrine te qete, dhe te gezojne vjedhjet e tyre, sikur ti kishin patur mall te babait! Pse, keshtu do te ndertohet demokracia? Turp e faqe e zeze!
Une kam nje pyetje te thjeshte, ne qoftese moderatori gazetes do me japi lirine e fjales ta publikoje: perse prokuroria e krimeve te renda merret sot me kete çeshtje kaq problematike ne Shqiperi dhe nuk eshte marre me pare gjate kryerjes se krimit? Eshte e urdheruar nga pushteti dje, ka frike nga pushteti sot apo mos ndikon edhe kjo dreq reforme qe ata qe kane vjedhur nuk e duan? Dhe e dyta, eshte vete nje stuhi ne gote dhe pastaj do harrohet apo do ti shkoje deri ne fund? E di qe ne vendin tim nuk ka pergjigje per drejtesi, por ja hodha nja dy pyetje se s’rri dot pa folur.
Nuk dua te zgjatem shume, se do iki te riparoj kamaqin, po kam mendimin se me mashtruesit Duhen marre keto masa: meshkujve ti tredhin dhe tju thyejne kyçet e duarve, femrave tu fusin nga nje mistriçe ne fund te kurrizit (mistriçja eshte kalliri I misrit) une jam kunder denimeve te renda.