(Feja e vetme e pushtetarëve tanë është KORRUPSIONI)
Toleranca e përfolur,
si vlerë e shqiptarizmit,
nuk vjen aspak prej besimit,
por vjen veç prej ateizmit.
Nuk vjen aspak nga besimi,
por vetëm prej ateizmit,
se besimi u çrrënjos,
në vitet e komunizmit.
Besimi është tejkaluar,
në vitet që mbrapa lamë,
dhe me mijëra janë martuar,
ortodoksë e myslimanë.
Kjo është super e vërtetë,
triumf i kohëve të reja,
ç’lindën në vitet shtatëdhjetë,
s’dinin hiç se ç’ishte feja.
Ata që mbajtën besimin,
ishin pak e shumë të paktë,
se shqiptarët asnjëherë,
s’kanë qenë besimtarë të flaktë.
Gjithë jetën kanë kërkuar,
thjeshtë dhe bukën e gojës,
ndaj dhe fenë e kanë ndryshuar,
gjithmonë sipas nevojës.
Turku imponoi “Kuranin”,
ne na thoshin besëprerë,
por tash mijëra myslimanë,
prapë janë bërë të krishterë!
Shqiptarët e zgjedhin fenë,
jo për Perëndinë e Madhe,
jo për çështje shpirtërore,
po për çështje materiale!
S’është kollaj të hedhë rrënjë,
asnjë fe në Shqipëri,
se këtu ndërrimi i fesë,
është një super lehtësi!
Mbas një ultra ateizmi,
s’është kollaj në hu të lidhet,
këtu feja s’trashëgohet,
po pas qejfit mund të zgjidhet!
Kemi sot Kryeministrin,
që nuk ka asnjë rrezik,
me dy prindër ortodoksë,
e shpall veten katolik.
Dhe kjo tingëllon normale,
kur jeton në Shqipëri,
se fjalori ynë i madh,
s’e njeh fjalën herezi!
Harmoni e shumëpërfolur,
nëse s’quhet ateizëm,
mund ta shkruaj pa rezerva,
që është indiferentizëm!
Me katër fe kryesore,
që aplikon Shqipëria,
secila në qejf të saja,
nuk mburret dot qeveria!
Kush “Kuranin”-Muhametin,
kush Jezunë e kush Shën Pjetrin,
këta po çudisin Botën,
që ne s’vrasim njëri-tjetrin!
I mëshojnë kësaj teme,
sa këdo këtu e grishin,
saqë harmoninë tonë,
ka rrezik fare ta prishin!
Harmoni e harmoni,
duket se po bëjnë gara,
besimi në katër fe,
s’është se na çoi përpara!
Harmoni e harmoni,
bëni mirë mos na shurdhoni,
sepse feja e pushtetarëve,
është vetëm korrupsioni!

Bravo z.Duka .Eshte me se e vèrtetè dhe nuk e luan as topi.Ateizmi ekziston akoma dhe ne menyre bindese.Sistemi monist i bashkoi njerzit ne nje fe te vetme te politikes.Sot ka njerez te ndryshem ,kusar,zuzar,hajdut,kriminel,kanibal ,politikan budallenj dhe mashtrues ,anarshist e ç’fare do lloj qe behen fetare ,besimtare te medhenj,shumekush per te perfituar padrejtesisht e dikush me pak nga halli.Duhet edhe nje brez deri ne 50 vjet qe te ndryshoje taman ne rrugen e fese qe kemi patur para vitit 40-tè.
Skrim sh. i drejte dhe i sakte Suksese Z. Duka
Eshte pak dobic ky bejtexhiu por harron se toleranca tek ne ka rrenje me te vjetra, edhe atehere kur komunizmi nuk njihej, shqipetaret kane qene gjithmone tolerante..po di gje ti, je driteshkurter..i kerkoj ndjese bejtexhinjve te nderuar se po I ndyj emrin me kete pisin…
Kur njeriu njeh te verteten, te verteten e vertete, ate qe mesoi dje per ekzistencen e zotit e kupton se nuk ka nevoje me per zota te tjere: muhamet, krisht, buda etj. Shqiptaret masivisht te shkolluar dje, paten mundesine te binden se feja e shqiptarit eshte ajo e Vaso Pashes. Ndaj e pranojme njeri tjetrin edhe pa ndihmen e Papes Francesk apo te kujdo tjetri qe po brockollit ne emer te bashkekzistences se besimeve. Tung, bashkombas te iluminuar nga drita e se vertetes!
ah mor shok ,mor shoke …..
cna ka gjet e cna degjojne veshet thuaj
nuk po dime cfare ti brockullisim Europes egoiste
ne do bejme shtet …aziliante gjithandej
kriminelet ne pallament si heqim dot …ngelemi pa pallament fare
mos i fusni te gjithe ne nje thes …se une jam me i gjati …nuk futet minareja ne thes
Je suis Charlie …prish kishat ne Dhermi ….
kete perrallen ne OKB e lexova nga Lartemadheria ,meqe une tani jam Naltegjatesia
ai dikur deklaroi kam mamin ortodokse ,gruan te kishes se Anglise e vete jam mysliman
ishte nje artikulacion perfekt se une e qaj demagogjine …ashtu shqipen ,dhe do jua thoshja qe e kam perrallle nga e kaluara ,po nderhyri ai trapi i Vehbiut dhe se cfare ngaterroi
me rrezik ,jihad , quran ,asgje nuk mora vesh ,po me ngeli pa thene qe e kam kopjuar
keto perralla mi lexon Fatja ,ai i laberise se kuqe ,se une as Kurbanin nuk kam lexuar
korrupsion thote ky shoku ketu
sa popull i quditshem qe jeni ,po si nuk moret vesh njeher
jua thashe mor shoke ,jua thashe
“jeni moraliste bajate ”
jua thashe dhe une qe jua thente rrrrrrrrrrrrrrrilindja njeher e mire
2 vjet jete keni ne pushtet ,po kush me degjoi ,asnje
hajde tani lexo Brahon me prostate qe ben si i forte
lexo Idhin qe thote ne jemi ai i mezit per ekujliber [kete se kuptova ,ma ckoqit 😛
duro Luken qe do sjelle prokuroret nga planeti Mars ,per DIA …se kush e privatizoi nuk dihet
me ka ngelur te degjoj Ramen ,jo piktorin jo ,ate nipin e partizaneve Luanin pra
Bojagjiu eshte i zene me kollaret ,
po dimri do jete i ftohte ,shume i ftohte .
nuk po flet hic …qudi e madhe ….do dali me flleterrufene e radhes
do na shkruaje ne …pffff moralisteve bajate
do firmosi
“me qetesi dhe dashuri
i juaj EDver ” 😛
S’e paski lexuar “Kurbanin?!..”Lexoje zotri,qofte dhe te te duhet durim…
” Lexo gjithcka qe te bie ne dore dhe do kuptosh se sa pak di…”
Nejse,se per pak harrova
E dini qysh me thoshte gjyshja mua? O Leme,o Love….. Eeeee… A c’me ha mun prap!
Pelivan i cirkut enferrist
isha duke folur si Piktori aty ,ndjese qe nuk me ke kuptuar
nuk flas dot aq idiotisht sa idhulli jot
sa libra kam lexuar dhe lexoj une ,ti si ke ber ore gjumi
i ke thjesht ore pune vullnetare 😛
gjyshja me thoshte :mos u merr me kromunistet , e kane genetike idiotesine …por per ty bej perjashtim ….ndjej meshire
[ishe me simpatik si Pelo 😛
Cfare idioti duhet me degjuar nga Albanistani!
Po para ‘atheizmit’ tuaj nuk kemi pasur baskjetese?po, bile shume here ma te mire,me e respektueshme se sot!Po diaspora shqiptare e cila nuk ishte atheist,a nuk kishte nje bashkpunim te shkelqyshme?(bile sa per informim te shqiptareve Brenda,ato Jane te paret qe manifestuan bashke ne Pariz qysh ne vitet 80¡)
Këtu ka shumë për të thënë
për harmoninë fetare
njerezit janë ateistë
edhe nuk besojnë fare!!
Këtu nuk ka patur fe
as nuk ka patur besim
të ndarë për inerci
njëri krisht tjetri myslim!!
Këtu janë indiferent
s’besojne në Perëndi
ndonjëherë për ndonjë festë
shkojnë në kishë a në xhami !!
Të gjithë betohen për Zotin
po rrallë besojnë në Zot
vetëm sa për sy e faqe
kryejnë ca rite kot!!
Nuk kuptoj politikejtë
vërtetë nuk i kuptoj dot
me gjithë bëmat e tyre
si mund të besojnë në Zot???!!!…
Kthehem te popull’ i thjeshtë
që janë si ‘bagetia’
të bindur e të dëgjuar
kthehen nga çon paria!
I kemi parë si tërbohen
të “krishtere“ e “myslimane”
kur u preken interesat
njeri – tjetrin duan ta hanë!!
Ka ndodhur në Elbasan
ka ndodhur edhe në Shkodër
kur kryqet e të krishterëve
ngriheshin mbi ndonjë kodër!!..
Thomollari në Përmet
kur aty ishte i pari
të vdekurit s’i la rehat
kockat u’a nxorri nga varri!!..
E të tjera e të tjera
sot as nuk i themi dot
se nuk janë as per t’u thënë
po t’i permend më vjen ndot
Njerëzit këtu në vendin tim
janë vertetë indiferentë
feja këtu praktikohet
nga pleqtë dhe nga ‘budallenjtë’!!
Njerzit sot bezdisen shumë
dhe kur janë brenda shtëpisë
qoftë nga kambanat e kishës
dhe nga ‘këngët’ e xhamisë !! ..
Pale kur sheh ‘besimtarë’
të egër edhe nevrikë
vetëm kur kalojnë në rrugë
të tjerët i kanë frikë!!..
Meqë jam te besimtaret
më kanë ardhur në shtëpi
ishin dy ‘te Jeëovait’
rrezatonin mirësi!!
Mua më kanë bërë përshtypje
s’i besimin praktikonin
për çdo pyetje që u bëja
me qetesi ma shpjegonin!!
Me edukate ekselente
me kulturë e të shkolluar
ndryshe nga shumë ‘besimtarë’
qe rrine pa lare e pa rruar…!!
Besimi kërkon dhe vepra
kërkon vepra miresie
njerzit sot janë të pushtuar
nga një frymë babëzie!!
Njerëzit sot, janë të marrosur
të mbushur me xhelozi
të pa ngopur cipëplasur
të nxirë me egërsi !!…
Shikoni vetem Saliun
edhe ky është besimtar
këtij mund t’i vësh çdo lloj emri
edhe kur s’mbaron me ‘-ar’…
gënjejnë shajnë e përgojojnë
thonë fjalet më të ndyra
ku e kane Perëndinë
këta njerëz me dy fytyra??!!…
Tiparet e njerzeve sot
duket sheshit ashiqare
do lëmë kohën që të flasë
për harmoninë fetare!!
vjen papa rromes per vizite i fusin dhe nja 40 katolike martire ku gjysma e tyre ishin fansa te fashizmit
vjen janulatosi dhe pushton autoqefaline dhe fut asfaline
vjen prifti serb IRENEJ ne tirane dhe thote qe kosova eshte djepi serbise
mbulojne turkoshaket sheshin e gjergj kastriotit me buthperpjete
thote monstra berishe se kemi gjak turku dhe na fut privatisht te konferenca islamike
ka dhe shume te tjera dhe nuk kuptoj per cfare feje leshi behet fjale..
brezit te ri i rekomndoj te shohe filmin CIFTI LUMTUR per te pare se kush e beri harmonine fetare
Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
Nuk dua te mbroj Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresive….Vetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lufjtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak
thuaje troc o ben ishte enveri qe I tregoi vendi hipokriteve qe I kane kthyer institucjonet fetare si SHPK
mixha,
Ti paske te njejten hipokrizi gjykimi te kryehipokritit kriminel enver hoxha. U lidh me te gjithe duke filluar qe nga mbreti Zog qe e coi me burse e te cilit i sherbeu si spiun aq sa ishte nder te paktet qe nuk u mor ushtar. Me pas bashkepunoi me angleze, sllave, ruse, kineze dhe pasi i hengri byuken i permbysi kupen. Ku ka me hipokrit e kriminel se ai qe vrau pas kraheve shoket e qe zhduku te gjithe klasen intelektuale shqiptare. Ja pra ore mixha fol me shkoqur e jo me partishmeri se ato prifterinjte martire qe ti i quan me percmim “fansa te fashizmit” ishin me atdhetare dhe punuan deri ne fund ne te miren e Shqiperise duke edukuar gjenerata te rinjsh qe perbenin thelbin e elites intelektuale perfshi ketu edhe komunistet si Qemal Stafa.
Mos e shaj kot Sali Morracakun se eshte krijesa tipike
enveriste.
Te gjithe jane hipokrite,se shqiptari nuk beson.
Pa dyshim qe ka qene merite e regjimit komunist, por edhe e Rilindasve, qe shqiptaret e te kater bashkesive fetare, (synite, bektashinj, ortodokse dhe katolike) nuk kane probleme me njeri tjetrin. Por nuk duhet harruar se kjo bashkejetese u vret syte sidomos grekerve me Janullatosin ne krye, por edhe turqve me “kalifin” Erdogan. Dhe te tjereve. Pra te gjithe do te bejne ç’eshte e mundur qe kjo bashkejetese te perfundoje ne lufte civilo – fetare si ne Bosnje dhe Liban. Politikaneve te botes se sotme nuk u intereson bashkejetesa, por konflikti. Qofte ai fetar, racor, ideologjik etj. Keshtu ata mund te sundojne me rehat popujt. Si fillim te gjitha palet kane si synim forcimin e identitetit fetar te “grigjes” se tyre. Pra qe ortodokset te ndjehen sikur jane te pavarur nga shteti shqiptar, synitet te kene syte dhe zemren drejt Babaturkut, katoliket ta konsiderojne veten si me europianet ne Shqiperi etj etj. Dhe pasi te kene forcuar “pozicionet” e tyre nje shkendije e vogel mjafton per te ndezur nje zjarr te madh vellavrases. Dhe keto 25 vjet shkerdhatokraci kane ndihmuar jashtezakonisht shume ne realizimin e ketyre synimeve. Deri me tani kemi shpetuar fale Enverit dhe Rilindasve, por e ardhmja eshte e zymte. Ne rast se nuk do te ngrejme dot nje shtet te forte, lufta civilo – fetare do te shkaterroje gjithçka ka mbetur ende ne kembe gjate ketyre 25 vjet Rrenimi dhe Rrumpalle.
Per mua Dita on line lexohet me kenaqesi sepse aty botohen komentet e “LOVE”
Toleranca fetare shqiptare ka rrenje me te thella se periudha e pasluftes se dyte boterore, ndonese nuk mund te mohohet roli i madh qe luajti per kete tolerance periudha e komunizmit, sic ve ne dukje me te drejte poeti. Kujtoni kryengritjet e Tanzimatit nga fillimi i shekullit 19. Kengetari popullor nuk thote se do te luftonte per fe po per Shqiperi:
Pse lufton a derezi,
As per mua as per ti
Po per gjithe Shqiperi
Kujtoni Ali Pashen te martuar me te krishtere.
Ishte kjo toke e pershtateshme tolerance fetare qe i dha guximin Vaso Pashe Shkodranit t’u beje thirrje shqiptareve:
“Dhe mos shikoni kisha e xhamija,
Feja e shqiptarit a SHQIPTARIA.”
Kjo parrulle e madhe e Rilindjes sone i sherbeu bashkimit kombetar te shqiptareve, qe dha frutin e madh historik te pavaresise se Shqiperise ne 1912.
Kjo harmoni eshte e pashembullt jo vetem ne lindje, ne vendet a Azise (me luften shia-suni) por edhe ne perendim te Europes ku katoliket kane kryer masakrat e medha kunder ortodokseve ne vitin 1204 dhe me armiqesine e Patriarkanes se Stambollit ndaj katolicizmit . Madje edhe sot ne Europen e “qyteteruar” vazhdon lufta e armatosur dhe terroriste midis katolikeve dhe protestaneve ne Irlanden e veriut.
Per kete tolerance fetare ne kemi te drejte te padiskutueshme te jemi krenare para gjithe botes.
Kjo tolerance ka qene ne bazen e ngadhnjimit te kombit e shtetit shqiptar mbi komplotet politike dhe madje edhe sulmet e armatosura kunder pavaresise se Shqiperise. Prandaj, nuk eshte aspak per t’u habitur qe sot harmonia shembullore e shqiptareve eshte bere objekt i sulmeve te ashpra tye politikes greke (nepermjet uzurpatorit te Kishes se Fan Nolit, Janullatos)
Nuk po flas ketu per variantin serb te percarjes se shqiptareve nepermjet idese se krijimit te DY GJUHEVE shqipe (nje ne Kosove e nje ne Shqiperi), nen pretekstin e rishikimit te standardit te sotem te shqipes.
Padiskutim konkluzioni i poetit eshte teper i sakte. Ne shekuj ka pase nderfutje me force te feve te pushtuesve qe kane kaluar, sikunder ka pase edhe perpjekje per te mos u influencuar prej tyre. Me e theksuar perpjekja per bashkim kombetar duke lene ne plan te dyte perkatesine fetare, u be ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 dhe fillim te shekullit 20 me Rilindasit. Por clirimi i popullit prej percarjes fetare u realizua vetem ne vitet e Pushtetit Popullor, nen udheheqjen e PPSh-se me ne krye Te Madhin Enver HOXHA.
Kjo, e perseris, eshte nje e vertete e madhe, eshte nje nga veprat e medha te realizuara ne periudhen kur Shqiperine e Udhehoqen Idealistet, me ne krye Enver HOXHEN.
Ky eshte konkluzioni me i sakte , te tjerat cfare thuhen jane perralla, merita i takon tjeter kujt, keta te sotmit ja atribuojne “bashkjeteses fetare” apo “harmonise fetare” etj etj, perralla.