Tolerimi i krimeve sjell krime të reja

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Disa veprime apo mosveprime të drejtuesve të lartë të shtetit nuk është e udhës të falen, të harrohen apo të minimizohen. Veprimet apo mosveprimet e tyre nuk janë si ato të një futbollisti (më e shumta ekipi i zemrës humbet 1 ose 3 pikë). Në politikë, pasojat e veprimeve e të mosveprimeve çojnë në humbje jetësh, në kriza të mëdha e deri në luftëra civile.

Po të ishin dënuar shkaktarët e viteve ‘96-‘97 , kam bindjen që nuk do të kishim as ‘98, as Gërdec e as 21 Janar. Futbollisti që luan dy ndeshje keq e ka vendin në stol, politikani ngjitet. Futbollisti që bën ndërhyrje të rënda ndaj kundërshtarit ndëshkohet nga një ndeshje deri në përjashtim, politikani shpërblehet, e sa më i madh të jetë dëmtimi i kundërshtarit, aq më shumë karrierë bën. Kështu do të vazhdojmë?! Jo, jo, nuk duhet toleruar më asnjë veprim i tyre, le të fillohet me babanë e krimeve politike, S.B. Vazhdo DITA pa u ndalur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *