Pas akuzave të ashpra të deputetit Tom Doshi në drejtim ët Kryetarit të Kuvendit, shumë prej qytetarëve pyesin se ku mund të jetë baza e konfliktit midis tij dhe Ilir Metës.
Tom Doshi rezulton mik i ngushte me një “armik” të hershëm të Ilir Metës, Dritan Priftin.
Doshi dhe Prifti, rezultojnë aksionerë në një shoqëri të përbashkët, që merret me prodhim dhe shitje vezësh. Por aktiviteti i shoqërisë në fjalë nuk është vetëm pularia. Kjo kompani ka si objekt të sajin edhe import-eksportin e produkteve bujqësore; bazën ushqimore për blegtori, por edhe tregtimin e mallrave e materialeve me karakter publik; farmaceutik; stomatologjik; të mobiljeve, kuzhinave, elektroshtëpiakeve; detergjentëve, produkteve kozmetike, bimëve medicinale; artikujve të ndriçimit; hidrosanitare; restorante; bare; shërbime hotelerie dhe turistike; veshje dhe konfeksione, etj”, thuhet në formularin e shoqërisë të regjistruar në QKR.
Në QKR, kompania është regjistruar në prill 2014 dhe selinë e saj e ka në Koplik. Aksionerë të saj janë: Tom Doshi 35%, Petrit Maho 30%, Dritan Prifti 25% dhe Klodjan Mema 10%.
Ndërkohë është i njohur dhe konflikti midis Dritan Priftit dhe Ilir Metës.

edhe ca e ka emrin kompania
Kriminelet kokat te hane
Po pse nuk tregohet emri ?
Kriminelat bojn larje parash dhe tash jan kthy ne bosa te veshun me kostum Versace.