Tom Doshi i habit të gjithë me deklaratën para Prokurorisë: Unë mbështes vetëm Ramën

Ornela

Kryeministri Edi Rama e përjashtoi nga Partia Socialiste por deputeti i PS-së Tom Doshi, që tanimë kandidon nën logon e PSD për Shkodrën ka deklaruar se ai mbështet veç kryeministrin Rama.

Doshi e bëri këtë deklaratë përpara Prokurorisë aty ku u thirr këtë mëngjes nën cilësinë e të pandehurit për akuzën “fshehje pasurie”.

Avokati i Doshit: Ka rezultuar që cdo qindrarkë nga një hetim në 92 dhe gjatë gjithë periudhës që ka qenë në legjislatura, është e justifikuar, ç’ka e ka pastruar totalisht figurën e tij. Momentalisht kemi një konflikt me Prokurorinë, ca gjëra ne i quajmë harresa kurse prokuroria mosdeklarim, janë disa mbetje të vogla në llogari, shifrat janë indiferente.

Tom Doshi: Kjo ishte tendecioze, u bënë dy vjet dhe mbas tre ditëve mbaron afati që Prokuroria duhej të mbyllte hetimet dhe sot u komunikua akuza. Kjo bëhet për zgjedhje.

I them elektoratit rrini të qetë asgjë s’kam me ligjin. Unë do vij në Parlament prapë.

Asigje s’më pengon, madje më rritet mbështetja më shumë se ata e shofin që kjo është tendencë. Unë pretendoj me marr tre deputetë në Shkodër, se unë jam padiskutim.

Unë mbështes vetëm kryeministrin Rama, asnjë ofertë s’kam .

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *