Tom Doshi ka reaguar sërish në lidhje me hetimet për “planin e vrasjes” së tij.
Ai thotë se gjatë hetimeve po përdoren dy standarte.
Nga njëra anë, sipas Doshit, Durim Bami po mbahet në burg, ndërkohë që nga ana tjetër, personi që e kontaktoi atë për vrasjen e Doshit, Fatjon Skënderi, është lënë i lirë.
“Të nderuar qytetare,
Ju falënderoj për mbështetjen dhe interesimin Tuaj të vazhdueshëm për çështjen që kam denoncuar ditë më pare.
Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.
Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me proçesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht.
Deklarimet e mia kanë qenë publike dhe me emra dhe ngjarje specifike: konkretisht kam bërë publike skemën e ngjarjes së përgatitur kundër meje dhe emrat e përfshirë në të si porositës, ndërmjetës dhe ekzekutor.
Konstatoj se hetimet në kuadër të kësaj deklarate kanë qenë me dy standarte:
Nga njëra anë personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet që monitorohen nga Prokuroria dhe standartet dhe ruajtja kryhet nga Policia e Burgeve (e papërfshirë në këtë proçes)
Nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit (Fatjon Skënderi) pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepen garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij -dhe nuk ka në fakt.
Dallimi mes tyre është se:
Durim Bami – ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të – për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij
Fatjon Skënderi – nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor – për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën
Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por Ju garantoj se jam besimplotë që me prova të pakundërshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpejtë.
Natyrisht për këto diferencime në hetim do njoftoj të të gjitha institucionet përgjegjëse por edhe përfaqesuesit ndërkombëtar të akredituar në Republikën e Shqipërisë”, thotë Doshi.

Ty te shpetonte vetem Arvizu or mik duke te garantue nje ekspertize nga FBI ,por Ai e ka mbarue misionin e per pasoje asht largue!Ket variantin e nderkombetreve ta a rekomandue kryekrimi Sali qe te futi ne valle e tash do me te nxjerr por siç duket keta te PS qenkan ma kok l..qe se Ty e per pasoj nuk dashkan me u terheq por dune me i shkue deri ne fund kesaj telenovele me regjizor “Bater Saliun”.Hajd pra Tom mos ça kryt se burgu per bura asht e ti i ploteson te gjitha kriteret.Atje mund te bash edhe Partine qe deshiron tu ju fal te gjithe te denuemve nga nje makine te blindume per me iua sigurue jeten!
O balo te hengert tenja se e ke te keqen nga brenda…
Ja ta them une o qyp, Durim Bami mbahet ne burg, se eshte pjese e kesaj estrade dhe do denohet jo per tentative vrasje, por do denohet, per bashkepunim ne mashtrim.
O Tom na cave B…. Dhe na falenderon sikur ne e kemi mendjen tek ty dhe s’po na ze gjumi aq sa ti e ke mendjen tek ne, hajde koqe hajde
vere nje dinamit ne qafe ore Tome dhe thuaj: Me kane vare kamikazet e ILIRIT.TUNGE!
Si te dele ne enderr ore Tome ? BUM- BUM Iliri apo BUM- BUM Saliu?!…
enderr eshte ore Tome mos u frikso se je gogja burre!…zallamahi e bere kete vende?!..
megjithate zoti HORR puna e ketij TONIT qelbet ere po shume ama, po ta them se ne fillim
pas ngjarjeve te 21 janarit hiqeshe si kampion i drejtesise.tung