Tom Doshi rikthehet në Kuvend

anazapta

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi është rikthyer për herë të parë në parlament që pas arrestimit më 26 mars.

Përveç mungesës së Mark Frrokut, i cili ndodhet në arrest me burg, në rreshtin ku ulet Doshi nuk kishte asnjë deputet të Partisë Socialiste.

Aktualisht, Doshi ndodhet nën masën “arrest me detyrim paraqitjeje”, çka i lejon atij të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë nuk e pranoi kërkesën e tij për të qenë i lirë dhe për shpalljen jo kushtetuese akuzën ndaj tij për kallëzim të rremë.

Më parë, Doshi ishte shprehur se nuk do të rikthehej në Kuvend pa mbyllur çështjen me drejtësinë.

unnamed (1)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *