Tomini: Nëse respektojmë masat nuk do ketë rritje të të infektuarve. Shpresojmë që deri në prill të kemi më shumë të vaksinuar

Rovena Cerka

Nëse nuk respektohen masat anti covid, sipas zëvëndësministres së Shëndetësisë Eugena Tomini nuk do të ketë qetësi nga infektimet me Covid 19.

Në një kohë kur takimet elektorale janë të shumta, Tomini u shpreh se shpreson që deri në prill të ketë më shumë qytetarë të vaksinuar.

Tomini u shpreh se “Aktualisht ne kemi një zbirtje dhe janë këto 5-javorët që përsëriten. Nëse do të kemi respektim korrekt të masave, edhe pse mirëkuptojmë popullatën, që është lodhur e mërzitur, situata do jetë më e qetë. Por duhet akoma bashkëpunim. Shpresojmë që deri në mes të prillit të kemi aplikuar një numër të konsiderueshëm vaksinash”.

 

Tomini komentoi edhe uljen e kurbës së infektimeve ditët e fundit megjithëse jetët e humbura vijojnë të jenë me shifra të larta.

 “Kemi një rënie të qëndrueshme të shifrave prej disa ditësh. Kjo lidhet edhe me masat, që kanë dhënë efektin e tyre. Jemi ende herët për të diskutuar një nivel pragu përkundrejt të infektuarve. Vaksinimi që ne synojmë, do të ulë transmetueshmërinë.

Niveli i rënieve të infektimit nuk ka lidhje me viktimat 24-orëshe, sepse tranziti i pacientit nuk reflekton 24 apo 48 orëshin, por kërkon një periudhë 2-3 javore. Në periudhën e shkurtit, ku qarkulluan mutacionet dhe kishim transmetueshmëri të lartë edhe te grupmoshat e reja, u reflektua fakti i numrit të lartë të fataliteteve”

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë u pyet për nisjen e vaksinimit me pagesë, por Tomini e përjashtoi duke u shprehur se qeveria e ka për detyrë të realizojë vaksinim falas.

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *