Tomsoni – martiri i dy popujve

redaktor

Kam para syve dorëshkrimin e librit “Misioni Holandez – Koloneli Tomson” të autorit të përkushtuar Fluturak Gërmenji. Libri ka një përmasë arkivore dhe përbën një plotësim dhe risi për gjithçka është shkruar për Kolonelin Tomson deri më sot nga shqiptarët. Ka një bibliografi të gjerë të studimeve dhe krijimtarisë letrare të shqiptarëve për Tomsonin. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Tomsoni u vra për shqiptarët, nderimi për të vetëkuptohet dhe artikulohet përherë. Tomsoni nuk do të harrohet. Optika e librit është shumë e gjerë. Përshkruan veprimtarinë e të gjithë oficerëve holandezë në Shqipërinë e vitit 1914. Ka shumë detaje dhe citime nga kronikat e kohës, është shfytëzuar arkivi ushtarak holandez për Tomsonin, figurë e dy popujve: Holandës dhe Shqipërisë. Sharmi heroik dhe i sakrificës është mëse i qartë dhe i përhershëm.

Një mrekulli e librit është koleksioni fotografik i kohës – gjë shumë impresionuese dhe e pashlyeshme. Libri është shkruar me stil të kthjellët dhe me objektivitet. Por nuk ka qenë i lehtë për t’u shkruar. Përkundrazi. Dhe autori ia ka dalë me sukses. Figura e Tomsonit lidhet me një nga periudhat më konfuze të historisë së Shqipërisë. Kjo ndërlikueshmëri e bën flu subjektin. Tomsoni qe një i huaj dhe u bë motivi i historisë shqiptare në brigjet e Durrësit. Ai nuk iu shmang dhe nuk iu tremb provës fatale! Gjaku i tij skuqi tokën tonë me një natyralitet tronditës dhe përfundimtar.

Ky libër më ringjalli shumë emocione dhe kujtime…

Në qytetin e Durrësit, mbi një platformë të gurtë, ku janë vendosur tre topa të mëdhenj venecianë të mesjetës, ka qenë monumenti i veçantë i kolonelit holandez Tomson. Ky monument ishte diçka e pazakontë për Durrësin. I vetmi simbol, që kapërcente dete dhe hapësira që nga Holanda e largët. Monumenti kishte një shtyllë mbi të cilën qëndronte një shqiponjë bronxi, krahëhapur. Në shtyllë ishin edhe gërmat metalike, epitafike. Vite më vonë, kur punoja në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, kam parë skulpturën bronxore të shqiponjës. Kjo shqiponjë u vodh pas vitit 1992. Monumenti i Tomsonit humbi kështu relikën historike. Nuk dihet emri i skulptorit. Kurse emrat e dy artitektëve, të cilët kanë modeluar platformën ku qëndrojnë topat, janë shënuar me skalitje. Këto topa venecianë, do të kenë qenë përdorur në kullën e rrumbullaktë, që njihet me emrin Torra. Aty luftoi më 7 prill 1939 Mujo Ulqinaku.

Vjersha e famshme e Fan Nolit për vrasjen e Tomsonit, ka qenë e çuditshme dhe kumbuese. Ritmi i saj të kujton një apel kushtrimtar. Sa herë që kaloja pranë Torrës, ripërsëritja në heshtje vargjet e Nolit “Tek ura, tek ura…” Bëhet fjalë për Urën e Dajlanit, e cila lidhte qytetin ishullor të Durrësit, të rrethuar nga deti dhe nga këneta, me tokën që vinte drejt plazhit të Gjirit të Durrësit. Në fëmijërinë time të herëshme, tek Ura e Dajlanit unë zija peshk me grep dhe nuk mund të harroj dot lëvizjet e baticës dhe të zbaticës, që alternonte deti me kënetën e kripur. Më kujtohen pulëbardhat e mëdha, çuditërisht edhe pelikanët. Këta pelikanë ka një gjysëm shekulli që nuk janë parë më. Këto parandjenja ishin të realitetit dhe jo të fantazisë sime. Mos vallë pulëbardhat që ende duken, e dinë akoma sekretin e zhdukjes së pelikanëve?Mos pelikanët kanë shkuar në viset boreale?

Figura e Kolonelit Tomson më ka interesuar vazhdimisht. Sakrifica e tij dhe vetmohimi për shqiptarët, më është dukur unike. Në vitin 1999 në zyrën time në Muzeun Historik Kombëtar, Shoqata “Miqtë e Tomsonit” bëri një akt të bukur. Dhuroi një kostum ushtarak holandez të vitit 1914, të ngjashëm me kostumin origjinal të Kolonelit Tomson. Akoma dhe sot ky kostum ndodhet në arkivin e Muzeut. Trupi, që duhej të ishte, nuk është më! Si drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, bëra një projekt për të testuar kujtimin e Kolonelit Tomson, për të bërë një ekspozitë të veçantë për të, me shumë fotografi origjinale të kohës, në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës. Kjo veprimtari u bë.

Me këtë rast u botua edhe një libër i shkruar nga J. Fabius, “Gjashtë muaj në Shqipëri”, libër dokumentar për ngjarjet, për kohën kur u vra Koloneli Tomson. Fabius ishte një ushtarak, që së bashku me Tomsonin dhe disa oficerë të tjerë holandezë erdhën për të organizuar strukturën ushtarake të Shtetit Shqiptar të Princ Vidit. Misioni prej gjashtë muajsh në Shqipëri i dha rast këtij dëshmitari okular, të shkruante një lloj ditari, me vëzhgime të mprehta dhe tepër interesante. Fabius shkroi një libër që e mbaroi në Hagë në vitin 1917. Misioni Ushtarak Holandez përfaqësohej nga burra të kulturuar, por të guximshëm. Jan Fabius lindi në Holandë në 5 korrik 1888. Ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore.U specializua për artileri. Në 1912 mori detrën e korrespondentit për Luftën Ballkanike. Më 1914 iu bashkua Misionit Ushtarak Holandez në Shqipëri. Ky mision ishte nën komandën e Gjeneralit De Veer. Si dhe të Kolonel Tomsonit.

Është autor (Fabiusi) i shumë librave. Përveç librit për Shqipërinë ka përmbledhur edhe korrespondencat e tij për Ballkanin. Në 1916, u caktua si lajmdhënës i luftës në Tirol të Austrisë. Kujtimet e tij i botoi në librin “Përmes Europës në zjarr”. Në 1919 ishte lajmdhënës i posaçëm në Bashkimin Sovjetik. Gjatë viteve 1933-1939 u vendos në Tokio.Shkrimet e tij nga Japonia e bënë të njohur në shtypin holandez. Në 1939 ai shkoi me një mision ushtarak në Indonezi, ish-koloni e Holandës. Këtu u kap rob dhe u burgos së bashku me familjen në një kamp japonez në Java, nga viti 1942 deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945. Më 3 tetor 1946 u kthye në Hagë, ku vdiq më 30 korrik 1963, në moshën 76 vjeç.

Libri i Jan Fabiusit është i dyfishtë. Është një lloj ditari shkrimor, por njëkohësisht edhe fotografik. Fotografitë janë kaq të rralla, saqë mund quhen një pasurim pamor i veçantë i historisë së Shqipërisë në vitin 1914. Disa nga këto fotografi lidhen me Durrësin, unë kam parë në to disa nga shtëpitë e vjetra si edhe disa monumente që sot nuk janë më. Fabiusi e thotë që në fillim se nuk dinte asgjë për Shqipërinë. Ata erdhën në një botë krejt të panjohur dhe shpejt ai nisi t’i njohë shqiptarët.Pa dyshim, që ka lexuar ato libra që ekzistonin deri atëhere për shqiptarët. Libri nis me një citat të Paul Kenis: “Asnjë mërzitje dërrmuese e përhershme, e ditëve të njëllojta, nuk i jep kënaqësi zemrës së arratisur. Asnjë ditë e përhershme pranvere, nuk është më e pastër se flamurët e stuhisë idhnake të vjeshtës, ose ajri i kuqërremtë dimëror”. Shprehet kështu vështirësia e një kohe, që krijon nostalgji. Fabius thotë se shqiptarët vinë nga ilirët e vjetër, por ai ka vështirësi për ta kuptuar gjuhën shqipe.

Shqipëria e vitit 1914 ishte një paradoks. Mjerimi ishte i tejskajshëm. Qeveria e Princ Vidit, ndonëse u konceptua si një shpresë, ishte tepër dekorative. Të njëjtën periudhë e ka përshkruar në një shkrim të tij, kroati i madh erudit Miroslav Kërlezha. Kaotizmi ballkanik koncentrohej me kaotizmin shqiptar. Shqipëria anadollake mëtonte të lidhej me Europën Perëndimore. Oficerët holandezë lëviznin në tërë Shqipërinë. Qeveria e Princ Vidit, siç thuhet në libër, ishte e minuar nga Esat Pasha dhe Myfit Libohova. Vëndi ishte i përçarë. Fabius pikturonte hetimet e tij në Vlorë e në Shkodër, flet për ekipet e oficerëve të huaj, në mënyrë të veçantë përqëndrohet në mjedisin e Durrësit.

Jo shumë larg shtëpisë time në Durrës, është akoma dhe sot një shtëpi e madhe, e cila në kohën e Fabiusit ishte hoteli. Me një penë të hollë, si të Cvajgut, përshkruhet gjithçka. Fabius ka simpati për shqiptarët. Sipas tij, ata kishin talent të madh për gjuhët e huaja. Përshkruan personalisht intrigat e oficerëve të huaj kolegë, plogështinë dhe kotninë, marrëdhëniet me vendasit, ankthin e Luftës së Parë. Durrësi kishte gërmadha të lashta antike, por Fabius për fat të keq e anashkalon arkeologjinë. Megjithatë, libri i tij lexohet me një frymë. Kapitulli ku tregohet vrasja e Kolonelit Tomson është i saktë dhe rrënqethës. Koloneli Tomson qendronte para magazinës së karburantit, në limanin e sotëm, organizonte mbrojtjen kundër rebelëve që kishin sulmuar Durrësin. I pafrikshëm dhe mospërfillës për jetën e tij ai lëvizte pa pushim. Ishte i ekspozuar nga plumbat. Kështu, u qëllua dhe u plagos rëndë. Vrasja e tij bëri një përshtypje gjëme. Fabius e përshkruan me dhëmbje këtë moment. Ai nuk harroi të shkonte në shtëpinë e Tomsonit për të ruajtur dokumentet që ndodheshin atje. Pastaj shkoi në pallatin princëror të Vidit. Vidi u trondit. Trupin pa jetë të Tomsonit e kishin vendosur në një barrelë. Në Pallat u varën flamujt në zi, ku u realizua funerali, në krye të të cilit ishte vetë Vidi. E vendosën në një vëndvarrim të përkohshëm, deri sa të vinte nga Holanda anija luftarake për ta marrë. Trupi pa jetë u mbështoll me disa flamuj holandezë, u mbyll në një arkivol metalik, që u fut në një arkivol më të madh prej druri. Kështu u rivarros Koloneli Tomson.

Mbretëria e shkurtër e Vidit përfundoi tragjikisht. Ajo ishte, në një farë mënyre, një krijesë artificiale e Fuqive të Mëdha. Vidi nuk tregoi vullnetin dhe përkushtimin e duhur. Ishte tip i butë, i mungonin vetitë e burrë shtetit të vërtetë. Nuk e luajti dot atë rol, që duhej në Shqipëri, si fjala vjen, mbreti Oton në Greqi. Mbas rënies së Vidit, Shqipëria pati një situatë të kuçedërshme. Por periudha 6-mujore ndihmoi në ndërkombëtarizimin e emrit të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha nuk e mohonin dot ekzistencën e saj dhe mbretërimi i Vidit ishte, në një farë mënyre, një motiv ndërlidhës me Europën Perëndimore. Shumë dokumente janë në kancelaritë europiane, ende të pazbuluara dhe të pabotuara.

Holanda dhe Shqipëria! Para disa kohësh shkrova një shkrim për shkrimtarin e madh holandez, Harry Muliche. Më ngjan se motivi i Holandës është ringjallur. Mungojnë, pa dyshim politikanët. Mungon edhe ajo këngë që e kam dëgjuar në fëmijëri për Holandën: “Atje në Holandë, në vëndin e ullinjve”. Dikush ka thënë se duhet të ishte një lapsus: Jo në vendin e ullinjve, por në vendin e mullinjve. Dihet se Holanda ka qenë e famshme për mullinjtë e saj. Holanda i ka ende disa mullinj gjigandë të shpirtit europian që funksionojnë pa pushim: Emrin e Erazmit të Roterdamit dhe të Van Gogut. Sa herë kam qenë në Amsterdam, në urat e tij, që çuditërisht më kujtojnë Venedikun, më vjen ndër mend Ura e Dajlanit, vendi ku u vra Tomsoni. Ura e Dajlanit nuk ekziston sot. Brezat e rinj nuk e dinë atë. Por unë, tashmë i rënduar nga mosha, rikthehem përherë e më shumë në fëmijëri. Urat nuk mund të zhduken kurrë…

Share This Article
13 Comments
  • Nuk e kuptoj ku do te dini me kta kolonizatore si ky hollandezi apo ky gjerman ku gjith bota i ka luftuar e ju i nderoni?
    Per pak me shum djell qe te dy vendet sidomos hollandezet kan pas rastin te shfrytezojn popujt e ndryshem ne gjith boten,per interesat e tyre nacionale!
    Boll me endra me te vdekur kur shohim qarte shfrytezimin e popujve nga kta gjenerale te lindur per te shfrytezuar popujt sidomos ku injoranca orjentale ne shqipri kish zaptuar mendjen e syte per ate qe ndodhte ne kolonializmin hollandez apo ne ate gjerman ne namibi ne vitet e para te shekujt qe kaluam!

  • Cudi si bashkohen grekeria,anadollia dhe vegjelia ne pezmin e krijimit te shtetit Shqiptar.Djallezia dhe ignoranca shkojne paralel dhe ne te gjithe regjimet e kane sulmuar misionin Hollandez,qe mbrojti shtetin perballe zullapeve katunare turkoshake.Por cfare e bashkon kete Beni grekun me koshadhet e shallvareve te Haxhi Qomilit.?Ate qe bashkonte mytesarifin turk me dhespot Fotin,qe leshuan andartet vllahe te therin Papa Kristo Negovanin dhe te vellane Theoharin.Ky greku hap dhe lojen e Enver urjahipit me kolonialiste Hollandeze dhe imperialiste gjermane qe paskerkan shfrytezuar popullin shqiptar per interesat e tyre(!).Keshtu i duam miqte si imperialistet gjermane dhe kolonialistet Hollandeze!Beni greku,s`ka me qorra!Janullatosin do ta perzeme,Varrezat e pushtuesve greke ne toke shqiptare do t`i rrafshojme,Me imperjalizmin Amerikan do ta ruajme miqesine se na ndihmoi te clirojme Kosoven dhe do te na ndihmoje te clirojme Camerine martire!Ketyre hollandezeve,qe u vrane per ne do tu ngrejme monument tek Ura Dajlanit.

  • Grekofilet dhe vllahet si bytheshitur, historikisht kane mashtruar dhe zhvatur toke dhe ujra
    sahere kane gjetur bytheshitur si qeveritaret shqiptare qe shiten e blihen ne çdo pazar.

    • Ty do te te jap nje mesim per vllenjte se injoranca qe po u verbon syte nga katolicizmi po u ha koken e po u ben me keq se radikalistet salafisze isis,!
      Sa per dijeni aleksander stavri drenova asdreni ishte vllah,por ai luftoj qe gjuha shqipe te lulzonte dhe i dha drite si shum vllenj te tjere ne abetaren e pare shqipe!

      E dyta greket e shqiptaret jan dy popuj qe luftuan krah per krah turqine,por per pushtet e per ta m,bajtur te gjunjezuar ket popull ata qe quheshin gjoja shqiptare,por mbanin flamurin e turqise ne zemer perpara pavarsise organizuan vrasjen e priftit papa kristo negovanit bashke me te vllane duke e terrorizuar me thika e duke jua hedhur grekve kur kjo e fundit kishte shpallur pavarsine me kohe dhe perandoria osmane po kurdiste plane per ta ven ne sher shqiptaret e greket e per ta ,bajt shqiprine ne komandon e ksaj perandorie!
      Komunizmi por edhe qora te ksaj politike vlla vrasje mes miqsis tone vazhdon edhe ne ditet e sotme,sidomos nga kta te ashtuquajtur ateistegjoja por edhe nha katolicizmi kur behet fjjala per kolonialiste e kolaboratore?

  • Sa qejf paskemi te shkruajme per te huaj.
    Propozoni ndonje decorate se gati eshte presidenti.
    Veçse ai ishte me detyre dhe ate e kreu. As me shume e as me pak.

  • Andartet vllahe, qe vrane Papa Kriston dhe te vellane naten ne oborrin e shtepise se tyre,me sopata,nuk jane te panjohur,por jane te denoncuar ne gazeten e Korces ne 1907,me EMRA.Urdherin per vrasjen e papa kristos e dha mitropoliti Konices,sepse u terbua nga mesha ne gjuhen shqipe qe mbajti Papa Kristo ne Kishen e Negovanit,pikerisht diten e vizites se tij.Me duhet te shoh arshiven ne biblioteken kombetare qe te sjell emrat e vrasesve.Beni greku,qe Greket kane qene,jane dhe do te mbeten armiqte me te eger te shqiptareve kete e verteton edhe fakti,qe varrin e Papa Kristos ne Negovan sot e kane kthyer ne vend grumbullimi te plehrave te komunes;,edhe emrin Negovanit ja kane nderruar…,Ata qe ndertojne varresa te ushtareve greke ne toke shqiptare,(!),,,Pikerisht ata qe derdhin lot krokodili per ortodokset e Dhermiut,qe mbeten pa garazh,perse e kane rrafshuar kishen e vjeter te Negovanit ku meshonte ne gjuhen shqipe Papa Kristo Negovani,Perse e kane kthyer ne vend grumbullimi te mbeturinave varrin e tij dhe te vellait?Perse ja kane thyer pllakat e varreve?Perse ja kane nderruar emrin Negovanit?A nuk ishte ortodoks,madje prift i diplomuar ne Athine,,, Papa Kristo? Kjo ndodh sot,o Beni greku.Sot me sa di une,Greqine nuk e drejton sulltani Turqise.Sot kishen autoqefale shqiptare e drejton Janullatosi i Greqise,qe nuk ka psalltur nje pershpirtje per Papa Kristo Negovanin e shqiptarise.Vrasja dhe perdhosja e sotme e Papa Kristos ne Negovan,tregon qarte se Kisha greke nuk ka hallin e ortodoksise,fese,krishtit e besimtareve,per ka synimin e greqizimit te trojeve shqiptare me ane te kishes greke.Ajo kishe ortodokse ku meshohet shqip,rrafshohet,;Ai prift ordodoks,qe meshon shqip,masakrohet! Ju keni gjetur qorra sot ne Shqiperi,se 100 vjet me pare papa Kristo me Petro Nini Luarasin ua vune kufirin tek thana,megjithese shqiptaret nuk e kishin shtetin e tyre.

    • Per ty mysliman e nacionalist radikalist greket do te ngelen armiq,per mua e shum qe kerkojn europen integrimin ne kulturen e saj greqia dhe greket jan njelloj si shum popuj qe kerkojn te jetojn se bashku ne ekonomi qe sjell zhvillim e progres,pa kufij me gardhe ashtu sic veproj enveri yt e i imi !
      Jannullatos esht nje kryepeshkop qe perfaqson kishen ton dhe ne ortodokset shqiptare por ai perfaqson kulturen ton integrimin ton ne nje shoqeri europiane dhe aspak ashtu sic mundet te prapagandohet nga ti apo radikaliste orjentale te tjere,qe vetem i fryjn percarjes e urejtjes nacionale qe vetem demtojn intresat e shqipris atje ku kerkojm ne te antarsohemi eu!
      Sa per dijeni ne vitin 1906 udhehiqej nga kisha e perandoria osmane dhe nuk ka ekzistuar nje shtet i mirefillte ku tu mbroheshin interesat e nacionit tone pervecse komitve mihal grameno e cerciz topulli qe luftonin per liri nga roberia turke!
      Vrasja e negovanit e te vllajt te tij pikerisht nga segmente te caktuar me mjete rethanore te primitivitetit sot e kesaj dite esht nje enigme e pa zberther nga autoritet e shtetit grek se kush ishin ata qe kryen ket masaker ishin greke? Ishin shqiptare? Vetem hipoteza dhe teori konspirative qe komunizmi e islamizmi i dhan gjykimin jo te ekspertizes mjeko ligjore te policis ne shtetin grek te asj kohe dhe u lejua te prapagandohej si nje misjon me tendenca nacionaliste e ekstremiste te luftes se pushtetit,njelloj si ne rastin e fatos nanos kur u prapagandua se azem hajdarin e vrau ai ne tv e kudo qe babezia te rimerte pushtetin e humbur dhe myslimanet te urenin krishterimin ne rastin nano si kryeminister i krishtere qe nga berisha e bukoshi prapagandohej si agjent i greqise!
      Pra kujt ti besojm luftes per pushtet te ekstremizmit orjental apo ekspertizes mjeko ligjore qe ne fshatin ku negovani ligjeronte shqip asnje grek nuk ankohej sepse ai kisht kohe qe ligjeronte ne gjuhen e nenes dhe greket e arvanitet ishin moter e vlla e kur u fut turku filluan ti bejn armiq si puna jote sepse kerkon te imitosh ndikimin orjental te kristjanofobise ndaj miqesis ton te pathyeshme e nga demagoge pushteti!

  • Sapo te dale ligji per fene ,atij fort qelbesires se tij,Arallatus Janusqetullas,do ti tregojme vendin qe i takon.Ai vend i takon,nje shqiptari te ndershem dhe patrioti,ndoshta at Nikolles se Elbasanit.

  • Komentuesit pergjithesisht kane dale jashte temes.Misioni hollandez ka qene derguar nga fuqite e medha per te organizuar ushtrine shqiptare, sikunder dhe sot e kesaj dite misionet e ndryshme ushtarake dhe policore ne kuader te BE dhe te ndihmes se SHBA.Koloneli Tomson eshte hero i mbrojtjes se shtetit shqiptar nga bazhibozuket qe donin BABEN.Nuk ka nevoje te villni vrere krahinore dhe fetare.Jemi te gjithe shqiptare pavarsisht fese dhe perkatesise se origjines.Bashkimi i te gjithe patrioteve solli mekembjen e shtetit shqiptar.Kam parasysh nje Fotografi te botuar pa emra ,per Kongresin e Triestes me 1913.Aty vihen re myslimane ,katolike ,ortodokse ,qe tregon unitetin e patrioteve ,.Pra nuk ka kuptim te degjeneroni ate formim dhe bashkesi te arritur shkelqyeshem 100 vjet me pare.

  • .Sikur te zgjohej edhe njehere Enver Hoxha,vetem sa ti vinte drynin kishave dhe xhamive .Nuk na duhet mirekuptimi i feve ne dem te integritetit te popullit shqiptar.Na duhet nje Shqiperi pa fe dhe pa fetare.Keshtu zgjidhet dhe problemi Janullatos,edhe problemi ISIS.Te zhduken nga Shqiperia e le ti krijojne sherret fetare andej nga kane ardhur.

  • Vetem te huajet paskan qene patriote shqiptare, shqiptaret vete dalin patriote hollandeze, amerikane, angleze, franceze, italiane, kineze…… Turp per keta studjues e historiane qe po na deformojne historine e Shqiperise, sepse paskan thene nje fjale te mire per Shqiperine.
    Merreni me mensd, sipas ketij trendi, sa patriote te huaj shqiptare do te kene brezat e ardheshem, nese do ta shohin historine si keta fluturaket e zeqot tane. Per mua eshte turp i madh. Te mos glorifikohen tompsonet e uillsonet para shqiptareve se po dalim komb pa pike dinjiteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *