Pak përpara se të vdiste, ndërsa merrte serumin, Tonin Tërshana nisi të këndonte “Erdhi pranvera”. Kështu thotë kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, në një intervistë për Shqiptarja.com.
“Dy ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa merrte serum, më tha që “Dua të këndoj!”. “Këndo”, i thamë. Nisi të këndojë këngën “Erdhi pranvera”, pastaj këngën “Nënës” dhe një këngë të re, që e kishte dëgjuar në momentin e fundit, por s’ia kujtonte tekstin dhe thoshte se “kam shumë dëshirë me e këndu”.
Për mua ishte, jo vetëm burri i motrës, por edhe shok e mik”. Kurse motra e vogël e Tërshanës, Dilja shprehet: “Ah, është lënë pas dore prej shtetit.
Prej shtetit është kjo gjë, nuk është prej tij. Dua të them se gjithë njerëzve të famshëm u janë ulur vlerat, nuk kanë qenë vlerësuar kurrë.
Ndoshta nuk them se sot nuk ka këngëtarë, ka boll, por zëri i Toninit, nuk e them se unë jam e motra, por është i papërsëritshëm. Këtë s’e them unë, e thonë njerëzit, që është i papërsëristshëm. Edhe telefoni mbrëmë nuk na ka pushuar nga njerëz që s’i kemi njohur kurrë e që kanë shprehur ngushëllimet”.

TERSHANA ISHTE ZERI I KURESHTJES
se botes se lire, te asaj bote qe vetem brezat e vjeter e kishin njohur e jetuar. Per te tjeret te rritur ne enveroxhizem, perendimi shfaqej si lukuni e trembeshumte, fuste frike e ne imagjinaten e seicilit nga ne krijonte iluzionin e perbindeshit qe kerkonte te na gllaberonte te gjalle.
Po ja qe aty nga mesi i viteve gjashtedhjete te shekullit qe lame pas, ne zallishten e breg-liqenit te Shkodres, u shfaq per here te pare nje thajnik shkodran me nje kitarre ne dore, te na befasonte me tinguj te embel te melodive te shume njohura te muzikes boterore, njera nga te cilat ishte ajo e vogelushit spanjol Joselito: Violino Tzigano, pjese e filmit te shumendjekur “Degjoni kengen time” (Eschucha mi cancion). Pak nga pak u beme rreth tij nja njezet vete, plazhues aso kohe ne kabinat verore te Shirokes. Dikush “urdheroi” te uleshim galuc rreth tij, te humbur ne tinguj magjike te kitarres dhe zerit gati hyjnor te Tonit te Sarreqit, siç e njihnim ne komshijte tij.
Takimi me Tonin u be pothuajse i perhereshem, aty mes gureve te bregut te liqenit dhe frikes se ndonje spiuni te sigurimit, qe mund ta denonconte dhe te arrestohej per “perhapje te muzikes borgjeze perendimore”. Aty u mesuam me kenget e Mines, te Gaglliardit, te Di Barit, te Viles, Kazelit, te Reitanos e shume kengetareve te tjere italiane, te kenduara nga Toni. Gjithnje i gatshem per te nderruar repertor nese afrohej ndonje spiun i kuriozuar nga ai grummbull njerezish gjysme nudiste. Dhe te qeshurat nuk kishin fund kur mes tingujve te kengeve te Celentanos te degjonim “me gezim po shkoj ne pune” e te tjera kenge shqiptare te kohes.
Te tjere, dekada me vone, siç eshte psikopati qe nuk mori pjese ne nderimin e fundit te Tershanes, Edi i Kristaqit poet vares, mburren si iniciatoret e civilizimit perendimor te shqiptareve, me Beatles-at e turnit, kur faren e kureshtjes e kish mbjellur shume me heret ai qe na la pa zerin e tij tipik te kengetarit te guximshem e kurajoz, qe u rrezikua per te tjeret, u be lievituesi i asaj kersherie qe quhej perendim.
Shqiptaret e vertete nuk do harrojne asnjehere Tonin e Sarreqit dhe kitarren e tij embelsi leshuese.
Qofte i paharruar artisti i madh Tonin Tershana.Shtetare injorante te errur nga syte dhe shpirti vetem per korrupsion,nuk e kane ate aftesi t’i vleresojne njerezit e artit.Populli i thjeshte ,qe ua di vleren,nuk i harron kurre artistet,ata qe i ushqejne shpirtin dhe bejne t’u lehtesohen hallet e shumeta.
Prehu i qete i nderuar Tonin!Te qofte i lehte dheu!Lamtumire!
Respekt per komentuesin Protopapa !
Saliu s’ mund ti vleresonte. Kaloi nje dreq feminie ne Viçidol. Nuk mund te krahasohet me feminine e te madhit Tershana. Kjo ishte njelloj hakmarrje e Viçidolit per Shkodren e me gjere.
Politikaneve do tu harrohet edhe emri, do permenden vetem per ato veprimet makabre qe bene, kurse artisteve tip Tonini do t’ u lartesohet emri…
Edhe nje fjale tjeter, qe ai me kenget e veta i dha jete e gjalleri per shume vite ansamblit te ushtrise, me koncerte anembane Shqiperise, kudo ku kishte reparte ushtarake aktive apo ku beheshin zboret ushtarake. Kudo eshte mirpritur e duartrokitur.
Do te kujtohet perjete si nje nga kengetaret me virtuoze te Shqiperise. I perjetshem qofte edhe kujtimi i tij.
Tonini eshe duartrokitur nga te gjithe por jeta artistike e tij nuk duhet ngaterruar me çdo politikan.Ne vendet e lindjes ka patur tjeter ndrydhim dhe artistet nuk jan hedhur ne rruge si te ne.Prandaj kapitalizmi i saleshqenit me ndihmen e Ramiz Katovices beri ate qe vuajne te gjithe pa perjashtim ku u shkaterrua çdo gje pozitive pavarsisht se u ndertua ne sistemin monist.Tonini nuk do harroet kurre.I paharruar kujtimi i tij.U prefte ne paqe.Ngushellime familjareve te tij.
Tonin Tershana, eshte nga ata kengetare qe bejne pjese ne memorien tone te perbashket si shqipetare. Personalisht nuk me ka entuziazmuar si kengetar, por te gjithe e kane njohur si njeri te mire dhe qytetar dhe ne fund te fundit e kam degjuar aq here saqe tani me kujton femijerine…
Nuk jam duke thene sa keq I trajton ky shtet artistet e vet sepse ne fund te fundit nuk eshte se trajton mire mesuesit, punetoret, apo ndonje qytetar tjeter qe te kete nje menyre tjeter trajtimi per kengetaret…
Me vjen keq qe ka mbaruar nga nje semundje e tille, ja njoh vuajtjet dhe ankthin dhe pervecse ai, ka vuajtur familja…
Ngushellime…