Gadafi e kishte të qartë që islamizmi me të cilin ai kishte të bënte dikur ishte një kërcënim i madh, deklaroi ish kryeministri britanik Tony Blair, i cituar nga “The Guardian” në Komisionin e Dhomës së Komunëve që merret me vlerësimin e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Libinë gjatë viteve të fundit dhe që heton ndërhyrjen britanike në Libi në vitin 2011.
Pyetjes nëse ish lideri libian ishte një person racional, Blair deklaroi se ishte një person i pazakontë, por që nuk di ta thotë nëse realisht ishte i tillë, edhe pse “kishte një vizion të qartë që islamizmi me të cilin ai kishte të bënte dikur ishte një kërcënim i madh dhe ne nuk e kuptonim një gjë të tillë”. Ai gjithashtu kujtoi faktin që ish lideri libian braktisi vullnetarisht programin e tij të armëve kimike dhe bërthamore, pas marrëveshjes me të, dhe në mungesë të saj ato armë tani do të binin në duart e Daesh (i vetëshpalluri Shteti Islamik).
“Përndryshe tani do të ishim në një situatë ku Libia do të vazhdonte të sponsorizonte terrorizmin, do të vazhdonte të zhvillonte armët nukleare dhe kimike dhe do të mbetej e izoluar ndaj komunitetit ndërkombëtar”, tha ai. Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pohoi se, ashtu siç u bë e ditur nga emialet e publikuara, ai u përpoq të bindte Gaddafin për të lënë Libinë në 2011-ën përmes dy ose tre telefonatave, para se Perëndimi të ndërhynte, por tha se do të ishte e gabuar t’i përshkruante këto telefonata si një tentativë për të shpëtuar Gaddafin.
Blair deklaroi se nuk e kishte bërë këtë përpjekje që të “shpëtonte” diktatorin libian, por për ta larguar atë nga Libia në mënyrë që të ndodhte një tranzicion paqësor, dhe kjo sepse ishte bazuar në eksperiencat e Afganistan dhe Irakut. “Problemi është se ti mund të heqësh liderin diktator, si Sadamin, por më pas të gjitha ato forca që janë shtypur dalin në sipërfaqe dhe t’i fiton një aktor të jashtëm që përpiqet të destabilizojnë situatën. Për shkak të kësaj eksperience, mendova se një evolucion paqësor është më i mirë se një revolucion, sepse revolucioni prodhon kaos”, vijoi ai.
Në rrëfimin e tij ish kryeministri pohoi se telefonatat ishin bërë në dijeni të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe se David Cameron ishte i informuar. Për më tepër ai shtoi se mbështetja që Gaddafi i dha Britanisë në çështjen e terrorizmit pati një vlerë të pallogaritshme”. Blair ka qenë kryeministër nga 1997-ta deri në vitin 2007-të. Mbretëria e Bashkuar ka qenë pjesë e sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 2011, sulme që çuan në rrëzimin e Gadafit. /DITA

Ju jeni nga ata qe te vrisni naten e te qani diten! E çuditeshme si erdhi keshtu kjo demokracia kapitaliste! Dikur nuk e dinim se kapitalizmi paska qene kaq demokratik qe paradite te thur elozhe dhe mbasdite te vret. Kete e dinim nga eksperienca qe e benin vetem diktatoret komuniste, ndaj ata i shajme me rrenje e dhemballe, por ja dhe udheheqesit kapitalist te bekan gjemen, njesoj , njesoj si ata. Ne vazhdojme te shajme komunizmin qe nuk e kemi pare kurre.