Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga Nr. 10 i Downing Street në vitin 2007.
Në një deklaratë të lëshuar nga stafi i zyrës së ish liderit 63 vjeçar të Partisë Laburiste, njoftohet vendimi për mbylljen e “Tony Blair Associates”, një firmë që grupon organizatat si Windrush Ventures dhe Firerush Ventures, përmes të cilave Blair ka këshilluar qeveritë dhe kompanitë ndërkombëtare.
Në faqen e tij Blair thotë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse.
“Gjatë nëntë viteve të fundit kemi ndërtuar një grup organizatash që ka punësuar rreth 200 dhe që punon me shumë se 20 vende të ndryshme në botë. Është koha që këtë ta sjellim në një nivel të ri”, shkruan Blair në një e-mail dërguar punonjësve të kompanive të tij. “Dua t’i kushtoj më shumë kohë punëve jo- fitimprurëse”.
Blair thekson se do të jetë konsulent vetëm për “një numër të vogël” qeverish apo kompanishë për të gjeneruar të ardhura, edhe pse 80% të kohës do ia kushtojë organizatave jo fitimprurëse.
Familja Blair, ka të paktën 10 vila dhe 27 apartamente në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë prej 27 milionë paundësh (31 milionë euro), siç zbuloi këtë vit “The Guardian”
Pasuria e Blair përllogaritet të arrijë rreth 80 milionë paund. /DITA

Tani qe ketij i doli faqja e zeze me keto konsulencat fitimprurese ne favor te satrapeve po perpiqet te shpetoje fytyren. Ato para te ndyra nuk duhej ti kishe marre sepse parate e fituara nga kriminelet e persekutoret e popujve nuk mund te pastrohen duke bere dy bamiresi. Nder ato para jane edhe ato te shqiptareve te cilet jane vjedhur e vazhdojne te vidhen nga krimineket hajdute rilindjote. Harram i pac ato para ti e kushdo tjeter qe i ka perfituar padrejtesisht!
Jan edhe parat e droges te Edi Rama-zanit!
Po Edvin Bythoja si do t’ia beje tani per keshilla? Le qe ka Endri Fugen.
Te jeni te sigurt se e la ma keq se ne 97 Shqiperin.
Si do bej Edver Rama tash.
Mos Tony,e dhjeve fare.Sa qeveri do ngelin pa keshillat e tua te vyera.E ndrite Tony,sa qeveri dhe popuj rregullove me keshillat e tua.O Tony,sa milion $ bere?