Ish kryeministri britanik, Tony Blair, është emëruar Presidenti i Këshillit Europian mbi Tolerancën dhe Emigracionin (ECTR), një organizatë me seli në Bruksel që ka si objektiva kryesore luftën kundër racizmit, ksenofobinë dhe antisemitizmin në Europë.
Blair merr kështu një detyrë të re ndërkombëtare vetëm një javë pasi la postin e të dërguarit të Kuartetit të Paqes për Lindjen e Mesme, post që e mbajti për 8 vjet. Ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, do të zëvendësojë në krye të ECTR-së ish presidentin polak, Aleksander Kwasniewski.

Kerkoi noi lek ky per ket pune?