Shumë analistë besojnë se gjeneza e krizës që po kalon Iraku, që ka shpërthyer në konflikte sektare dhe me kërcënimin se do të përfundojë i shpërbërë, është pushtimi i viti 2003 dhe përmbysja e Presidentit të atëhershëm Sadam Husein nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, që nuk gjeti miratimin e Kombeve të Bashkuara. Të tjerë sigurojnë se kjo situatë u përkeqësua më 2011-ën kur fillimi i tërheqjes së trupave amerikane la pas një qeveri të dobët irakiane. Megjithatë Tony Blair, ish kryeministri britanik, që shoqëroi më 2003-in iniciativën ushtarake që planifikonte atëherë presidenti i Amerikës George. W. Bush, siguron se ai veprim “nuk është fajtor për dhunën në rritje të shtetit Islamik të Irakut dhe Levante dhe grupe të tjera që destabilizojnë kombin arab. Ish Kryeministri u shpreh për “BBC” se Iraku do të kishte akoma “probleme të mëdha” edhe pa përmbysjen e Sadam Husein-it në vitin 2003. Ai këmbënguli se kriza aktuale është një çështje që “na prek të gjithëve” dhe kërkoi ndërhyrjen e perëndimit në këtë zonë. Këtë javë forcat e ISIS kanë pushtuar Mosulin, qytetin e dytë nga madhësia dhe qytetin Tiktirt, vendlindja e Sadamit. Ndërkohë në veri, grupe të pakicave kurde janë aktivizuar kundër qeverisë qendrore të kryeministrit Nuri al-Maliki. Në një artikull të postuar në faqen e tij, Blair thotë se ajo që po ndodh në Irak është “efekti i parashikueshëm dhe malinj i asaj që ai e përshkruan si mosveprim i bashkësisë ndërkombëtare në krizën siriane. “Ne duhet të çlirojmë veten nga nocioni se e kemi shkaktuar ne këtë. Nuk kemi qenë ne”, siguron Blair, për të cilin opinioni se kriza e tanishme është një pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së Sadam Huseinit është një ide e “çuditshme”. Për Blair, rënia e Mosulit dhe qyteteve të tjera në duart e milicisë kryengritëse sunite ISIS u planifikua në Sirinë fqinje, që vuan një luftë civile për tre vjetësh, gjatë të cilës dhjetëra mijëra kanë vdekur dhe miliona janë larguar nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar dhunës. Blair përshëndet Presidentin Barack Obama që “ka vënë të gjitha opsionet në tavolinë në lidhje me Irakun, duke përfshirë sulmet ushtarake kundër ekstremistëve”. Ish kryeministri pranon se opsionet janë “shumë të shëmtuara, por për tre vjet me radhë ne kemi parë Sirinë të zbresë në një humnerë”. Ai shton se ,“edhe pse ngadalë ajo na kap dhe na merr poshtë me vete”. Gushtin e shkuar denoncimet për kryerjen e sulmeve me armë kimike nga ana e forcave besnike të Presidentit sirian Bashar al-Asad gjeneruan një reagim ndërkombëtar që bëri të dukej se është i pashmangshëm një lloj sulmi ushtarak kundër pozicioneve të ushtrisë siriane për ato veprime. Atëherë qeveria britanike e kryeministrit David Cameron nuk mori autorizim nga Parlamenti për të angazhuar vendin në një iniciativë ushtarake, në të cilën do të merrte sërish pjesë përkrah amerikanëve. Së fundi mundësia e operacioneve të tilla ndëshkuese kundër Sirisë u zhduk nga veprimi diplomatik i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një aleat i ngushtë i Asad, i cili ka bllokuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së disa masa kundër qeverisë në Damask. Ajo që shumë e përshëndesin si një triumf i diplomacisë, për Blair është një rrezik. “Çdo herë që shtyhet një veprimin, në fund ndodh që veprimi që do të jemi të detyruar të marrim të jetë shumë më i madh”, konsideron ish kryeministri laburist.
O.J

Politika juaj e shtrember po destabilizon gjithandej popujt….lere Putin mos i kruni thonjet se nuke eshte Sadami o Gedafi…kuptoni mire pasojat qe mund ti shkaktoj globit rusia. Anglia ishte ajo e vitit 1913 qe beri ndarjen e kufive ne tavoline dhe akoma sot shume po vuajn drejtesin tuaj.
Nuk do te jete e larget ajo dite kure nene e bije (Angli Amerike) do te mbeten me duar ne gji.
Qendrimi i Putinit ndaj Asadit mbase eshte i vetmi qe duhet pershendetur. E futet ne lufte boten islame brenda vetes. Rrezuat diktaturat laike per ti hapur rrugen dhunes te “Zotit”, ngritjes te sundimeve mbi kete dhune, shume me e rrezikshme se e para. Politika e ngrohjes se duarve nga luftret e shkaktuara vetem si shkak lufte, ka deshtuar. Tani thoni ç’te doni. Vetem faji justifikohet. Revanshin e tymit te zi te ketij zjarri qe ndezet ne boten islame, dora- dores po e ndjejme edhe ne Evrope, tani per tani, me shume se kudo ne perendim, po e ndjejme edhe ne ne Shqiperi.