Top-Channel hedh në gjyq Saimirin

redaktor

Ikja nga Top-Channel dhe prishja e kontratës me këtë televizion, në një kohë kur sezoni i ri kishte filluar do i kushtojë rreth 11 mijë euro Saimir Kodrës.

Kjo është shuma që ky televizion kërkon nga Kodra, i cili u largua në fund të shtatorit pas nënshkrimit të kontratës me një tjetër televizion. Oferta e lartë e bërë nga Agon Channel, prej 12 mijë eurosh në muaj bëri që moderatori prej një dekade t’i thoshte lamtumirë studios së qindra denoncimeve e investigimeve që kanë prekur politikën e thuajse çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë; Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës’ dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurrencës”. Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht.

Share This Article
19 Comments
  • Floralba nuk shkon fare me DOKTORIN!!
    Ajo luan nje rol negativ duke imituar Sajmirin , qe e mbante doktorin si LOLON e tij!!!
    Por ai ishte mashkull ,ndersa nje femer nuk mund ta luaje ate rol se del FIASKO!!!
    Asnje fjale nuk i kuptohet se flet shpejt,fytyren e mban pothuajse anash,pra eshte bere e pa kuptueshme!
    SHKURT: FJORALBA NA KA BERE QE TE MOS E PRESIM ME ENDJE FIKSIN!!!
    Saimirin mund ta zevendesonte me mire FONI,po i Fiksit!!!

  • Fixi do te jet edhe me i bukur
    Edhe me dinjitoz
    Edhe me i plote
    Edhe sic nuk ka qene kurre me pare me te madhin KOCO DEVOLE i cili do ta bente Saimirin te mosmos kujtohej me ose tu vinte keq shikuesve pse nuk paten Kocon qysh ne fillimin e Fixit !
    Ku

    • Shqipo ,me ne fund gjeta nje njeri qe ka sy kritik te sakte,jeni ju.Keto qe shkruani sot i kam shkruar para nje viti por fatkeqesisht kjo eshte Shqiperia.

  • Une nuk e shoh me Fiksin qe kur ka dale Fjori.
    Eshte e shtirur,
    eshte e stresuar
    nuk e ben dot partneren e doktorit pa le tutoren e partneritetit
    Saimiri ishte fin, ishte klas ne partneritet
    Shpesh Fjori sforcohet aq shume sa gadi kalon ne banalitet
    Mund te jete vajze shume e mire por rolin e dhene nuk e ben dot
    A do Devolja ta marre rolin ? Nese po, YLL fare.

  • tani ja keni futur kot ,,,,,,,,,,,po fjori eshte njesh per ate vend ,,,,,,,,dhe shume dinjitoze ,i le vend dhe doktorit ,te flas se me sajmirin ,,sa belbezonte ,dhe saper 11 mije euro ,nuk i ka gje sajmiri ,se ai ne nje muaj do mari 12 ,mije .

  • Fjori me te vertet nuk shikohet,ajo mundohet te kopjoj Saimirin por nuk r arrin dot, Kete detyre mund ta bente shume shume mire Koco devole ose fani atehere do te ishte nje misjon i shkelqyer ku do te kishte nje shikoshmeri te lart te emisjonit, tani ka rene shume posht sa eshte bere i neveritshem, shkurt nuk shikohet me

  • Flori loz e shtirur edhe pse perpiqet shume… doktori,s’ka ditur kurre te loz. Saimiri dhe koco devole do ishin perfekt,ose,ose vetem Sajmiri… Ne kete gjendje fiks,s’ben me.

  • Saimiri dhe doktori ishin te suksesshem sepse plotesonin njeri-tjetrin ne menyre te shkelqyer. Me keqardhje konstatojme se ajo eshte e futur aksidentalisht aty.Top chanel-it i urojme ti vene punet mbare por me cibane te tille si ajo e Fiksit ( se ashtu duket ajo si mish i huaj) nuk duket se do mbaje shikushmerine qe kishte te pakten per kete emision! Hej Topi gjeni nje tjeter te mire qe te pakten ti afrohet pak Saimirit!

  • Fiori ka humor dhe sjellje teper vulgare, eshte e sforcuar dhe aspak e natyrshme. Shkurt, me mire te rifilloje punen si zedhenese bashke me Silvi Bardhin dhe L. Vorpsin.

    Emisioni Fiks ka vdekur

  • Fiksi me largimin e sajmirit është bërë FIK.Pra nuk shihet më sado sajesa të bëjë për kamera të fshehta është thartuar tashmë me lojën fallco të fiorit prandaj dhe kamerat e fshehta të shëmtuara që po përdorin nuk kanë vlerë për të rritur shikueshmerine sado të përpiqen duke baltosur tashmë majtas.Por me sa rregullohen rrudhat e plakës aq rinohet fiksi me fjorin që sa përpiqesh të bësh buzën në gaz ( se për të qeshur si me saimirin as nuk bëhet fjalë) buzëqeshja të mbetet në kufijtë e të zgerdhimes,e me vrap e heqim nga Fiksi idiot.Ka plot figura të humorit që do të ishin të denjë për atë vënd,por siç duket Cakulit kjo gocja ose ia ka mbushur xhepat apo ndonjë gjë tjetër,ose filipi do të tregojë se nuk i mungon loja e sajmirit.Por regjizori pa aktorin e duhur në rol është si peshku pa ujë.Dhe banaliteti nuk të bën të qeshesh por të peshtiroset më shumë loja e aktorit.

  • Edhe une mendoj se ,vajza qe ka zevendesuar Saimirin, nuk ngjit ,eshte e sforuar. Koco Devole ,Foni mund ta beninme mire ,me natyrshem .

  • A e di njeri si nga i vijne parate Agon Channel. Me fal por 12 mije Euro ne muaj nuk paguhen gazetare te njejte ne Europe dhe per cudi i paguajne TV ne Shqiperi. A mos jane pare mafie???

  • Pa Saimirin nuk ka FIKS,,,,,,,,,,,,,,,,,,fare,edhe Mister Binin te vini ne vend te tij nuk do ta zevendesoje Saimirin.me vjen keq FIKSI nuk shihet ma.

  • ndoqa te dy puntatat dhe me pelqyen i , kombinimi i aktoreve ishte shume i goditur
    shume mire qe atisteve shqiptare u jepet mundesia ne televizione konkurrente pasi eshte bere top chanel si kanal okult duke bere emisone me te njejtat figura ne cdo emision.
    urime cuna ……besoj suksesi eshte i garantuar…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *