Mbyllet emisioni i Rudina Xhungës?

anazapta

Këtë sezon televizion emision “Shqip” në Top Channel i drejtuar nga gazetarja Rudina Xhunga nuk do të transmetohet.

Drejtuesit e televizionit kanë vendosur të mbyllin emisionin “Shqip” për mungesë të audiencës.

Vendimi ka qenë i papritur për gazetaren e njohur dhe tani pritet reagimi i saj.

Sipas burimeve pranë stafit të Top Channel, Xhungës do t’i propozohet një tjetër format televiziv, raporton “Shqiptarja.com”.

Ende nuk është saktësuar se për çfarë emisioni bëhet fjalë dhe nëse gazetarja do të pranojë ta drejtojë atë.

Share This Article
12 Comments
  • po po
    gjthe sa shkruhet me siper duket shume e besueshme

    Rudina ,mos e kritikoni partine , se partia e juaj e ka zakon te vjeter
    me pare ha te vetet
    ah sa u lodhet per kete parti ….

    Rudina ,nuk jua mbyllin dot gojen te gjithve ,mos e mbyllni gojen !

  • emision kot,pa bosht,pa pyetje,vetem debat.merr nji nga e majta nji nga e djathta, e ekranit,i thu per ca i ke thirr,ato haen grien si qent,dhe deri ne fund te emisionit drejtuesja rri si buf.i falenderon per pjesmarrjen,i premton per ftesa te tjera ne te ardhmen,obobo,dhe shifemi te henen tjeter me temen e… korrupsionit ne politike

  • Nga fundi, emisioni degradoi ne pakenaqesi personale, keshtuqe i ra vlera. Filloi te shtremberohet edhe historia, duke ngritur me lart figurat antishqiptare ne krahasim me ata qe dhane jeten ne lufte e per rindertimin e vendit. C’audience tjeter priste Rudina. Edhe ajo vete e konstatonte kete fakt.

  • Emisioni ka qene ne nivel. Ka prure risi. Qe mbyllet nuk eshte hata. Çdo fillim ka nje fund. Duhet ndryshim. Ndryshimi eshte zhvillim. Nuk mund te besh nje emision pa fund se behe bajat. Behe si puna e Fevzos, Çanit e kompani…

  • Me vjen keq per zonjen Xhunga, por vete e ka fajin, qe kerkon te marre ne dore emisjonin.
    Rudina duhet te dije nje gje, publiku shqiptar kerkon grindje, te ftuarin, kerkojne te shahen, keto cilesi fatkeqsisht Rudina, nuk i pa tek te ftuarit e saj.
    Ne emisjon sot duhet folur per bythet e Kallashit, per gjoksin e Ciljetes, shikoni Karjan canin, sukses te madh.
    Rudina ka 20 vjet qe ka hyre ne Europe, ndersa shqiptaret e duan edhe 100 vjet te kuptojne se jane ne europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *